Connect with us

Sport

Karim Benzema i jep fund aventurës me Kombëtaren franceze

Pasi nuk mundi të ishte pjesë e Francës për shkak dëmtimesh në Kupën e Botës, Karim Benzema njofton tërheqjen nga Kombëtarja e “gjelave”. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë Topi i Artë në rrjetet e tij sociale.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë.” – tha fillimisht sulmuesi 35-vjeçar përmes një postimi në Instagram. 

“Unë kam shkruar historinë time dhe ajo po mbaron.” – përfundoi sulmuesi i Real Madrid.

Benzema në karrierën e tij për Kombëtaren e Francës, regjistroi 97 ndeshje të luajtura dhe 37 gola të shënuar. 

Debutimin e tij me “gjelat”, fituesi i Topit të Arte e bëri në Europianin e vitit 2008. Më pas duke vazhduar në dy Europianet e radhës, atë të 2012, 2021, dhe në Kupën e Botës të vitit 2014.

Advertisement