Politike
“Kemi hapur garën për aeroportin e Gjirokastrës”, Rama: Nuk heqim dorë…
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.
Gjatë fjalës së tij Rama njoftoi se është hapur gara për projektin e aeroportit të Gjirokastrës dhe tha se ai do jetë një aeroport sezonal.
Ai shprehu gjithashtu se vonesat në aeroportin e Vlorës nuk kanë ndodhur për shkak të shtetit, por për shkak të problemeve të brendshme të kompanisë përgjegjëse.
“Na duhen sa më shumë projekte për turizmin elitar për të pasurit sepse sjellin të ardhura për komunitetin dhe pastaj për arkën e shtetit. Jemi në këtë pikë, do vazhdojmë të sjellim më shumë turistë, por ajo që jemi të vendosur të bëjmë është të rrisim të ardhurat në arkën e shtetit shqiptar.
Ka një projeksion profesional dhe shumë të qartë për sfidën që kemi përpara, që është projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hynë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe i numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjet numrit të pasagjerëve, kjo do të thotë se duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjitha janë të informuar për disa vonesa, jo për shkak të shëtit, por për shkaqe të kompanisë në aeroportin e Vlorës, ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim dhe objektivi ynë mbetet i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës, do të hapet patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë, jemi në përgatitjet e fundit për të hapur garën për aeroportin e Gjirokastrës që do jetë turistik dhe sezonal dhe s’kemi arsye te heqim dore nga ai i Kukësit edhe pse kur vjen puna te linjat ajrore, marrëveshjet janë private që zhvillohen në një nivel te interesit te kompanive dhe te aeroportit dhe e fundit është që e kemi nisur këtë detyre me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishin akses ne aviacion. Sot që flasim qe shifra ka shkuar mbi 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës, pas atij koncesionit të trashëguar që kushtonte shume. Nuk falënderoj përfaqësuesit e kompanisë sepse ka ardhur këtu për te fituar para dhe e mirëpresim, por falënderim jo. Nuk keni bërë sakrifice, madje jeni dhe vonë se duhet te kishit ardhur dhe me pare, por prap jeni me para se ata që do vinin mbrapa”, tha kryeministri Rama