Connect with us

Pinknews

Këngëtarja e njohur flet për racizmin në Greqi: Më mbyllën derën në fytyrë

Eleni Foureira është një nga emrat më të suksesshëm në Greqi dhe jo vetëm. Pas pjesëmarrjes dinjitoze në “Eurovision” në vitin 2018, artistja e mirënjohur filloi të merrte famë kudo në Evropë dhe këngët e saj u shndërruan në më të pëlqyerat nëpër clube. 36-vjeçarja është vënë vazhdimisht në qendër të polemikave si në vendin tonë, ashtu edhe në Greqi, për shkak të origjinës së saj.  Në një intervistë të fundit, dhënë për një podcast grek, ajo ka treguar se ka qenë viktimë e racizmit dhe se në Greqi një shtëpi diskografike i përplasi derën në fytyrë vetëm sepse ishte shqiptare. Ajo e nis rrëfimin e saj duke thënë:  “Kur isha fëmijë nuk e kuptoja pse ishte “keq” të ishe nga Shqipëria. Të shanin dhe të shihnin shtrembër. Kjo gjë m’u bë gjemb në këmbë.  Kur u thoja njerëzve se nga vija, i shihja me vëmendje se si do të reagonin. Aty fillova te kuptoj nga pak se ç’është racizmi”. “Në 2005-n sapo kisha nisur karrierën. Çfarë stresi që kisha! Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. E di, do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”. Jo, nuk kam pasur turp. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është. Ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës. Do të doja të ndryshonte, ndihem shumë mirë përbrenda. Do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jetë krenar për këtë. E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë. Kur shkova në një shtëpi diskografike ma mbyllën derën në fytyrë dhe thanë: ‘ Ja tani, shqiptarja do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja.

 

Pinknews

‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme Juli përballë Meritonit u shpall finalisti i dytë. Aktori mori urimet e banorëve të mbetur në shtëpi të cilët po garojnë për çmimin e madh.

Një urim i përzemërt nuk mungoi as nga Meritoni i cili edhe pse kundërshtar në lojë, u shpreh se Juli e kishte mëse të merituar titullin si finalist i dytë. Megjithatë pas darkës ai ka rrëfyer ndjesinë që pati në momentin që u përmend emri i Julit si finalist, ku u shpreh se për të ishte e rëndë pasi ka “luftuar” në këtë format dhe meriton dhe ai të jetë finalist.

“Unë jam rritur me gara. Ja uroj të mirën, i urova dhe fat. Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet. S’më ka interesuar. Me dinjitet e gëzoftë. I ikim kësaj. Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist. Jo e rëndë se pse ai. Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara. Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist. Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë. E kam me veten dhe qenka e rëndë. I thashë Romeos për mua humbja është fitore. Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës. Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt”, u shpreh Meritoni.

Continue Reading

Pinknews

Në fokus format e tonifikuara, Xhensila Myrtezaj “djeg” Instagramin

Xhensila ka bërë një paraqitje shumë tërheqëse në Instagram, me imazhet e fundit që publikoi.

Ajo shfaqet me një veshje shumë seksi, e cila përbëhet nga një fund i shkurtër, po ashtu edhe një bluzë me mëngë të gjata, e cila mbulon vetëm pjesën e gjo…ksit.

Xhensila ka treguar fizikun e saj mahnitës, barkun e tonifikuar dhe këmbët sek*si.

FOTOT: Në fokus format e tonifikuara, Xhensila Myrtezaj "djeg"

Continue Reading

Pinknews

Aurela Hoxha ngre temperaturat në rrjet, tregon format me bikini

Modelja Aurela Hoxha di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke publikuar foto ku shfaqet seksi e gjithashtu edhe provokuese.

Edhe në postimin e fundit, modelja e njohur ka dalë e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat perfekte.

Kujtojmë se Aurela prej kohësh jeton me partnerin në Spanjë, ndërsa është nënë e dy fëmijëve.

FOTOT: Aurela Hoxha ngre temperaturat në rrjet, tregon format me bikini

Continue Reading

Pinknews

“Më ka përndjekur…”/ Heidi ngre akuza të forta ndaj Meritonit, tronditen banorët

Debatet mes Meritonit dhe Heidi nuk ndalojnë. Kjo e fundit akuzon banorin për përndjekje.

Heidi i kërkoi Meritonit ta lërë rehat, ndërsa moderatori kundërshtoi ashpër. Në debati ndërhyri edhe Françeska, me kritika për sjelljen e Heidit.

Françeska: Ti nuk do t’i flasësh më?! Po ti ke bërë deklaratë në mes të Prime që do merresh me atë. Çfarë po i bën djalit, po e bën me hije moj

Meriton: Pse më akuzon për përndjekje?

Heidi: Ishte koha kur i kisha bërë bllok, dhe kur m’u bë pyetja, në nerva e sipër thashë do merresh të sqaroj 2-3 gjëra

Meriton: Ti e le gjithmonë situatën në limite, ikën pastaj dhe më vonë më akuzon për përndjekje

Heidi: Të thashë, nuk dua të flas më. Shkova atje dhe më kë ndjekur Meriton, do më lësh rehat se është absurde. S’e kupton që nuk dua të flas me ty

Françeska: Po ti bëre deklaratë për të folur me Meritonin

Heidi: Qetësohu

Françeska: Heidi, po sillesh si kalama

Heidi: Çfarë nuk kupton që nuk dua të flas me ty. Çfarë nuk kupton? M’u shqit

Meriton: Ti më akuzon për përndjekje mu?!

Heidi: Është e vërtetë

Françeska: What?! Heidi, çfarë po thua?

Continue Reading

Pinknews

“Nuk e fsheh dot më gjatë”/ Çfarë po paralajmëron Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.

Sakaq Graciano teksa bisedonte me Julin e ka pyetur nëse do ti vinte keq nëse aktori nuk do të përzgjidhej mbrëmjen e sotme si finalisti i dytë i edicionit të tretë të “BBV3” dhe ja si u shpreh Juli:

Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën.

Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet>.

Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot.

Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote

Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING