Connect with us

Aktualitet

Kërcënonte me thikë familjarët, arrestohet 75-vjeçari (DETAJET)

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Vlorës, duke shmangur një tragjedi të mundshme brenda familjes.

Policia bën me dije se një 75-vjeçar është arrestuar pasi kërcënonte familjarët e tij me thikë.

Sipas të dhënave, ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe përbënte rrezik për jetën e saj dhe të familjarëve të tjerë.

Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe materialet janë dërguar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Advertisement