Connect with us

Kronike

“Kështu ndodh 1 herë në 5 ditë”/ Dëshmitarët për aksidentin në Lushnjë: Makina ma vrau gruan para disa vitesh në oborr

Pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku ende nuk është gjetur shoferi, dëshmitarët ose banorët e zonës kanë treguar më tepër detaje.

Sipas tyre, zhurma kur ndodhi aksidenti ka qenë e madhe, teksa shtojnë se ende po kërkojnë për shoferin, i cili nuk gjendet askund.Ndër të tjera ata treguan se aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta.

“Përplasja ishte e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas.

“Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, shtoi dëshmitari.

Sipas banorëve vendas, vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë, pasi kanë humbur jetën disa persona.

Kujtojmë se një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac, ku një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.

Advertisement

TRENDING