Connect with us

Kronike

Këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Lushnje, familjarët hapin dyert e mortit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes së rëndë dhe tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe Mirela Hasko, 50 vjeç, të cilat humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur më 13 gusht në fshatin Delisufaj të Lushnjës.

Përmes një njoftimi të bërë publik nga Komuniteti Shqiptar në Parma, Itali, me kërkesën e familjes Xhepa, familjarët kanë bërë të ditur se kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë me dhimbje dy motrat, të cilat u ndanë tragjikisht nga jeta pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga ura.

Florie Xhepa dhe Mirela Hasko janë dy motrat që humbën jetën në këtë aksident tragjik, një ngjarje që tronditi familjarët, të afërmit dhe komunitetin shqiptar, ndërsa lajmi i vdekjes së tyre ka lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit që i njihnin dhe i kishin pranë.

Familja Xhepa, e cila më herët ka banuar në Langhirano të Italisë dhe aktualisht jeton në Casalmaggiore, në provincën e Cremonës, ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Flories do të zhvillohet në Itali në ditët e ardhshme, ndërsa pas saj mbetet një familje e pikëlluar dhe dy fëmijët e saj, Marigleni, 28 vjeç, dhe Saba, 24 vjeçe, të cilët përballen me humbjen e nënës së tyre.

Këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin

Florie Xhepa dhe Mirela Hasko

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat, në dalje të fshatit Delisufaj, doli nga ura dhe përfundoi në kanalin vaditës, ndërsa mungesa e barrierave mbrojtëse në urë e ka bërë atë një pikë të rrezikshme për qarkullimin.

Sipas të dhënave të bëra publike pas aksidentit, dy gratë nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa trupat e tyre u nxorën nga vendngjarja dhe u transportuan drejt morgut të Lushnjës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili nisi punën për të dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin
Advertisement