Connect with us

Rajon

KFOR-i po ndan Kosovën/ Samarxhiç: Vuçiç po mbjell fatkeqësi

“Serbisë i duhet një Kosovë e pavarur për të dalë nga iluzionet dhe gabimet dhe krimet e së kaluarës dhe për të orientuar zhvillimin e saj në të ardhmen në përgjithësi, dhe nuk e shoh të mundur evropianizimin e Kosovës pa evropianizimin e Serbisë”

Kështu eshte shprehur Nikola Samarxhiç, historian dhe profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd.

“Unë shoh gjithashtu lobim të rrezikshëm, nga Beogradi dhe Moska, dhe në Zagreb, në qarqet e së majtës socialiste, pranë patriarkut serb. Derisa t’i vendosen kufij të qartë, Vuçiç nuk do të tërhiqet nga ato synime, të cilat kanë qenë thelbi i politikës serbe në 120 vitet e fundit, të shkaktojë përkohshmëri, paqëndrueshmëri dhe fatkeqësi” – theksoi gjithashtu Samarxhiç.

Ai beson se forcat e shtuara të KFOR-it në veri të Kosovës për momentin po kontribuojnë në ndarjen e Kosovës, duke kujtuar deklaratën e fundit të kryetarit të Listës Serbe, në të cilën ai shprehet i kënaqur me përforcimet e miratuara nga KFOR-i në kuptimin që ata respektojnë angazhimet e marra dhe se ai u beson atyre.

“Kjo eshte nje situate absurd, ku Perendimi po ndeshkon Kurtin dhe po lejon Vucic dhe miqtë e tij në Bosnje e Mal të Zi, të bëjnë pothuajse gjithçka duan” –  u shpreh Nikola Samarxhiç

Advertisement

TRENDING