✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

KJO DO JETE VJESHTA E ZGJERIMIT/ MARTA KOS VLERESON ECURINE E SHQIPERISE

Bashkimi Europian po shqyrton një model të ri integrimi për vendet kandidate, duke u ofruar atyre përfitime konkrete edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për Deutsche Welle, deklaroi se vendet që plotësojnë kriteret në fusha të caktuara mund të përfitojnë nga integrimi i pjesshëm në BE, pa pritur përfundimin e të gjithë procesit të anëtarësimit.

Sipas Kos, ideja e integrimit gradual po merr një rëndësi më të madhe për shkak të situatës së re gjeopolitike. Procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë dhe kërkon kohë, por kjo, sipas saj, nuk duhet të nënkuptojë që vendet kandidate të presin për çdo përfitim deri në ditën e anëtarësimit.

Kos tha se pas një rishikimi para-anëtarësimi, rezultatet e të cilit pritet të publikohen më 6 tetor, BE-ja do të shqyrtojë me shtetet anëtare fushat ku kandidatëve që kanë plotësuar kriteret mund t’u ofrohet “më shumë Europë” përpara anëtarësimit të plotë.

Komisionerja bëri të qartë se kjo qasje nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit, por një mënyrë për ta afruar gradualisht vendin kandidat me strukturat dhe përfitimet e Bashkimit Europian.

Sipas saj, 2026 është një vit i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së, ndërsa Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina janë ndër vendet që po shënojnë dinamika të rëndësishme në proces.

Për Shqipërinë, mesazhi i Brukselit është veçanërisht i rëndësishëm: përfitimet nga afrimi me tregun dhe strukturat europiane mund të vijnë gradualisht, në ato fusha ku vendi përmbush kriteret.

Por paralelisht, mbetet në fuqi parimi themelor i procesit të zgjerimit: integrimi gradual nuk zëvendëson anëtarësimin e plotë dhe përfitimet lidhen me përmbushjen e kushteve dhe reformave të kërkuara.

Advertisement