Connect with us

Politike

‘Kjo është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime në politikë’

Edi Rama nuk e ka në plan të marrë një detyrë të katërt pas ministrit të Kulturës, kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Në një intervistë për drejtuesen e revistës “Newsbomb” Anila Basha, ai thotë se asnjë post, përfshi edhe Presidentin apo një detyrë në një organizatë ndërkombëtare nuk e jo më shumë se sa atelieja e tij.

Mandati i tretë do të iki kur të vija dita e fundit në shtator të 2025-ës, e deri atëherë do të shihni plot punë e vepra të mira që do të marrin jetë. E kam të pamundur ta besoj se një zyrë e katërt në këtë karrierë do të më joshë dot më shumë se sa atelieja ime, ku kam shumë ide e fantazma të imagjinatës sime që më kërkojnë t’i nxjerr nga vetja dhe t’i sjell në jetë përmes syrit e dorës.

Nuk më josh asnjë angazhim në politikën ndërkombëtare, siç nuk do të më kishte joshur dot as zyra e ministrit të kulturës së Francës, apo ajo e kryetarit të Bashkisë së Berlinit, sikur teorikisht ta fantazoja për një moment, duke u kthyer në kohën kur vendosa të hyj në të parën, apo të bëj fushatë për të hyrë e ndenjur 11 vjet në të dytën”, thotë Rama.

Aq i bindur është për këtë, saqë brenda të njëjtës pyetje e përsërit dy herë.

Kjo e kryeministrit është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime publike në politikë, tjetra do të jetë atelieja e “rrobaqepësisë” së ëndrrave të mia artistike, ku dua ta mbyll udhëtimin tim në këtë jetë me bindjen se çfarë mu dha nga Zoti e nga ata që më besuan, e ktheva sa dita e sa munda, pa u kursyer në asgjë dhe për asgjë, e me urimin që lashë mbrapa një kujtim të mirë”.

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading

Politike

GJKKO merr të pandehur një ish-kryebashkiake socialiste, ja akuza ndaj saj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë të pandehur ish-kryebashkiaken socialiste të Libohovës, Luiza Mandi. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi ndaj saj kanë nisur pas një kallzimi të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij Bashkia e Libohovës po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij.

Megjithatë, qytetari pretenbdon se gjatë punimeve, ndërtimi jo vetëm që nuk ka ndaluar vetëm në murin rrethues të dëmtuar, por ka hyrë edhe më tej në tokat e tij. SPAK ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e denoncuesit.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Continue Reading

Politike

A po bën lojë Ilir Meta? Basha habit me përgjigjen: Nuk më plas fare e dashur!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në podcastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor , është pyetur lidhur me sjelljen e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe deklaratat e bëra nga ai përgjatë këtyre kohëve të fundit.

Taylor iu drejtua Bashës duke e pyetur nëse Meta ka një “as nën mëngë” dhe a mendon se në vijim do të bëhet një me Partinë Socialiste apo jo? Kësaj pyetje kryedemokrati preferoi t’i përgjigjej me një citim të shkurtër të aktorit Clark Gable, në filmin jashtëzakonisht popullor të shekullit të shkuar, “Iku bashkë me erën”.

Alice Taylor: Pyetja ime e fundit. Ilir Meta. Nuk jam fort e sigurt çfarë po kalon, por mendoni se po bën lojë? Mendoni se mund ta pozicionojë veten si “as nën mëngë” para zgjedhjeve? E shihni të kalojë në krahun tjetër, t’i bashkohet PS-së? Cili është kënvështrimi juaj apo nuk doni të spekulonit?

Lulzim Basha: Ishte pyetja e fundit kjo? Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë. “Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare”).

Continue Reading

Politike

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe Qeverinë.

Duke iu referuar burimeve nga Kuvendi, raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live. Të njëjtat burime i thanë se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qëndrore apo në Bashkinë e Tiranës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING