Connect with us

Rajon

Klinikisht në gjumë me plan/ Bota Serbe e heshtur pret rizgjimin

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonia Biserko deklaroi se për ngecjen e çdo fryme shprese për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, problem është Beogradi I cili nuk e pranon realitetin e ri në Europë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Të njëjtën retorikë sic e përdorë sot Rusia në luftë me Ukrainën, po atë ka kopjuar edhe Serbia militariste dhe fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare nuk ka mësuar nga luftërat në ish- Jugosllavi, teksa e shtuquajtura ‘Bota Serbe’ është shumë e afërt me “Botën Ruse’, prej nga edhe është frymëzuar” – theksoi Biserko

Sipas saj, akoma nuk është kuptuar se ideja për Serbinë e Madhe nuk është mposhtur, por vetëm është heshtur për një fare kohe në pritje të rizgjimit dhe se e tërë politika zyrtare e Beogradit vazhdon të udhëhiqet mbi këtë çështje.

“Në uebfaqen e Qeverisë së Serbisë për shembull kemi Strategjinë për Diasporën në Rajon ose Karta për Hapësirën Kulturore Serbe, përmes së cilës ka ambicie që një ditë të shndërrohet në hapësirë politike për serbët e rajonit. Pra, në mënyrë absolute serbëve në rajon nuk u lejohet të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ose në vendet ku ata jetojnë.” – Deklaroi Biserko

 

Advertisement