Kronike
‘Koka’ e trafikut të drogës dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar foton e personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

