Connect with us

Politike

Koka luftë për kokë: Rama reagon kështu kur ka frikë nga një protestat

Këtë të enjte, protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, duke hedhur vezë e ujë drejt policëve dhe deputetëve.

Gazetari Bledar Koka u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka frikë nga protesta të tilla, ndërsa pati një përplasje me gazetarin Alban Dudushi, i cili u shpreh se këto ‘revolucione’ shpallin armik këdo.

Pjesë nga debati-

Dudushi: Ti mbron çdo lloj proteste?

Koka: Të gjitha i mbroj. Ti pse nuk i mbron protestat?

Dudushi: Kur të filloni të luani revolucionesh, do nxirrni armik këdo.

Bala: Ku ka më shumë njerëz protesta, para Parlamentit apo në shesh?

Koka: Unë mendoj se ka njësoj njerëz si para Parlamentit, si në shesh. Problemi yt është se ti nuk e di, sepse ti e sheh protestën nga reels-at.

Bala: Unë nuk vij në protestë, por nuk e dëmtoj siç e dëmton ti. Ti po e personalizon, duke thënë që ti dhe familja jote është dakord për protestën.

Koka: Nëse ndal në një kryqëzim ku ka ndaluar një polic aty, e gjuan me vezë, e shan, i drejton gishtin e mesit, çfarë mendon ti se do bëjë polici? Do të neutralizojë apo jo?

Advertisement