Connect with us

Kronike

Kokaina në Fier/ Zbulohet lidhja me shtetin

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier, zbulohen lidhje me “shtetin”, djali i Çervanakut: Jam shumë lart, dërgesa nga Anglia nuk erdhi
• Dalin të tjera përgjime nga laboratori i kokainës në Fier. Nga përgjimet kanë dalë detaje të tjera ku u zbulua se droga fillimisht u la në një magazinë në Kombinat. • Pasi kaloi në doganë, grupi kishte lënë para tek bashkëpunëtorët dhe 4 thasë me pleh, brenda të cilit ishte tretur kokaina. • Kjo ishte dërgesa e dytë, pasi dhe një tjetër ishte nisur nga Anglia, por kurrë nuk kishte mbërritur. • Shkak ishin bërë kontrollet e shumta që bëheshin në doganë. • Nga përgjimet, mësohet se grupi kishte mes tyre edhe persona shumë të rrëzikshëm, madje përmendur vrasës policësh.• Si u zbulua laboratori? Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. • Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

PËRGJIME të reja zbarden nga droga e Fierit, ‘Sheiku’ njohje me vrasës policësh: Tani s’po na del garant shteti mor burrë

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,

Ngarkesa me kokainë

TIRANË- Ngarkesa me pleh organik, e cila kishte në përbërje 430 kg kokainë që u zbulua pak ditë më parë në Frakull të Fierit, mesa duket nuk është e vetmja ngarkesë e trafikuar nga grupi, i cili drejtohej nga Nikolin Gjolena. Sipas ReportTv, në një bisedë të përgjuar në 30 gusht të vitit 2022 mes Denilson Cervanakut dhe Nikolin Gjolenës ata flasin edhe për një kontenier që nuk e kanë kaluar dot nëpërmjet Anglisë. E dërgesa u kishte mbetur në anije, ndërsa ishte kthyer mbrapsht.

PJESË NGA PËRGJIMET: 

Soni: Po ajo e Anglisë?

Niku: Ajo e Anglisë nuk e nxorën dot, vajtën deri në Angli dhe nuk e nxorën dot

Soni: Ngeli aty në port?

Niku: Nuk është kthyer kontieneri ka ik prapë me anije. Se morëm dot, beri gabimin një robsh. Ne vend që ta bënte motori, e kishte vene ne sy motorin, poshtë ka katër bullona, e bëjnë këta punëtorët që janë aty, nga një cep në cepin tjetër ose e shkarkojnë se nuk ka shume punë fap e fap ndërsa kështu ka shume pune ajo

E po ashtu, në një bisedë gjithashtu midis Denilson Çervanakut dhe Nikolin Gjolenës del se kanë bashkëpunëtorë të rrezikshëm, edhe pse nuk përmendin emra, shprehen se në mesin e tyre ka persona të akuzuar edhe për ngjarje të rënda kriminale deri në vrasje policësh, megjithatë nuk mund të zbulohet se për kë e kishin fjalën.

Niku: Niku Jam më çoi foto ai, me çoi gazetën aty të atij vendi ku është. Se ishin tre nga grupi që njihte ky, dhe nuk ia mban fare këtyre vëlla, se kanë lidhje me shtetin, kanë vra policë aty, kanë q. robt. Nuk i del garant ai i shtetit tani o burrë, se ka shumë kontrolle. S’ka garanci në shtet për momentin, me çoi foto pardje, o vla sta kam harru po shiko si është këtu

Euro dhe thasë me “pleh”/ Ardhja e kolumbianit ekzaltoi Denilson Çervanakun, përgjimet: Jam shumë lart, më vdektë plaka!

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,

Denilson Çervanaku

TIRANË- Grupi i trafikantëve të 430 kg kokainë duket se mezi e kanë pritur ngarkesën që të vinte. Pas mbërritjes së drogës dhe zhdoganimit, Denilson Çervanaku e ka sjellë kokainën në një magazinë, ku ia besoi Marildo Ronës, ku kokaina monitorohej nga kamerat 24/7.

Në fund të shtatorit, kur ka ardhur edhe shtetasi kolumbian për të bërë ndarjen, ngarkesa është transportuar nga Kombinati drejt fshatit Frakull, moment ky që ka ekzaltuar edhe të riun Denilson Çervanakun.

“Me rob shpie, sa lart jam. Me rop rob shpie, s’kam qenë ndonjëherë si ky moment, ndihem shumë mirë. Më vdekt plaka”, shpreh entuziazmin e tij i riu, në një nga bisedat me anëtarët e grupit.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Detaje nga laboratori i kokainës në Fier, djali i zyrtarit të PS-së jepte 500-1000 euro ryshfet në dogana, la dhe ‘bakshish’

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,

Denilson Çervanaku

TIRANË– Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier. Mësohet se ka qenë vetë djali i zyrtarit të Partisë Socialiste Viktor Çervanaku, Denilsoni ai që ka bërë pagesat në dogana për të lejuar kalimin e plehut kimik që është i përzierë me kokainë. Në konkretisht mësohet se Çervanaku ka paguar shuma nga 500 deri në 1000 euro në doganë. Madje ai ka lënë ‘bakshish’ edhe 4 thasë me pleh. Në një prej rasteve, ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një person i identifikuar si Marildo Rona. Më të njëjtin person, ai ka ruajtur drogën për disa ditë në një magazinë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Nga Kombinati në Frakull, si u ruajt kokaina/ Denilson Çervanaku u besonte vetëm syve të tij, kërkoi hotel të ishte pranë “magazinës”

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,

Foto ilustruese

TIRANË– Kokaina e sjell nga Kolumbia në Shqipëri nga Nikolin Gjolena dhe 9 personat e tjerë pasi u zhdoganua në ambientet e doganës para se të dërgohej në Fier ishte mbajtur në Tiranë, pikërisht në zonën e Kombinatit. Por nuk ishte lënë vetëm dhe sigurisht as në mëshirë të fatit, por ishin marrë masa me detaje për ta ruajtur me shumë kujdes. Detyrën për t’u kujdesur për lëndën narkotike në Kryeqytet në rrugën “Jorgo Panajoti”, e kishte Marildo Rona, i cili gjithashtu kishte siguruar sipas dosjes hetimore që Tv Klan ka lexuar, pirunin për lëvizjen e ngarkesës dhe infrastrukturën për finalizimin e ndarjes së lëndës narkotike nga plehu.

Nga përgjimet është zbardhur se Denilson Çervanaku ka komunikuar me Ronën dhe se ky i fundit i ka treguar një vend se ku kokaina do të ruhej e sigurtë dhe e monitoruar nga kamerat në çdo moment, por edhe ai do qëndronte aty për ta ruajtur edhe fizikisht. Mirëpo Çervenaku duket se nuk ka mjaftuar me aq, por ka dashur që të jetë edhe vetë aty, ndaj i kërkon bashkëpunëtorit të tij t’i gjejë një hotel pranë Kombinat, ku do prisnin mbërritjen e mikut të tyre për ekstraktimin e lëndës narkotike.

Pas mbërritjes së shtetasit Samir Rodrigues lënda është dërguar në Frakull ku u vendos në banesën e Viktor Çervanakut, megjithëse siç rezulton nga përgjimet, Rodrigues edhe pse ka shkuar për të parë sasinë, nuk ka nisur nga puna dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga anëtarët e grupit. Grupi ishte në pritje edhe të një tjetër shtetasi nga Kolumbia, i cili nuk është futur kurrë në Shqipëri dhe ka qëndruar në Malin e Zi, aty ku vijon një hetim paralel për të njëjtin rast trafiku.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK dërgon “letërporosi” në Kolumbi e Mal të Zi

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,

Foto ilustruese

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të dërgojë një letërporosi në Kolumbi për laboratorin e kokainës që u zbulua në Fier. Ndërkohë që SPAK vijon hetimet për ngarkesën e 26 tonëve me pleh organik artificial, që u përdor si një metodë e re për të trafikuar 430 kilogramë kokainë, me vlerë 40 mln euro, ka kërkuar informacione nga agjensitë e huaja. Sipas burimeve, SPAK përveç informacioneve të mbledhura nga autoritetet malazeze dhe DEA Amerikane, pritet t’i dërgojë letërporosi dhe në Kolumbi e Mal të Zi.

Në letërporosi janë disa pyetje ku të mësohet se ku është ngarkuar malli; kush janë personat e tjerë që janë përfshirë atje dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë dalë garant për shitjen e lëndës narkotike dhe futjen e saj në treg. Por mbi të gjitha informacion do kërkohet edhe për dy kolumbianët që kishin ardhur për të bërë ndarjen e plehut nga kokaina.

Ndërkohë po bëhen edhe ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave të reja për 10 të arrestuarit në vendin tonë, mes tyre dhe kryekomunari i Frataj, Viktor Çervanaku. ku  janë përfituar nga përgjimet telefonike dhe ambientale që i janë bërë grupit. Përgjimet më të së shumti janë nga komunikimet e Denilson Cervanakut dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhati, ku shpesh ata mundoheshin të mos përmendin emra, duke shfaqur frikë nga përgjimet. Por në fakt, kishin treguar qartësisht gjithçka lidhur me çfarë po merreshin.

Kronike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Prokuroria ngre dy akuza ndaj autorit të krimit

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal dy ditë pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, ku autori i krimit 23-vjeçari Azgan Mërnica vazhdon të jetë ende në arrati.

Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se autori i krimit u arrit të identifikohej pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku dy të rinjtë janë konfliktuar për shkak të kalimit në një rrugë të ngushtë në hyrje të fshatit.

Njoftimi:

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.

Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme ishte avokati Spartak Ngjela, i cili ka dhënë mendimin e tij për vetëmbytjen e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj.

Avokati e ka nisur intervistën e tij duke deklaruar se ngjarja në fjalë është vrasje dhe jo vetëvrasje. Sipas tij vetëvrasja ka një shënim nga pas pasi një nënë nuk mund të vrasë veten dhe fëmijët në mënyrë aq të ftohtë. “Do t’i kenë vrarë dhe i kanë hedhur atje, se po të jenë vrarë para se të hidhen do kishin shenja fakti që nuk kishin shenja janë mbytur dhe janë mbytur në mënyrë të sofistikuar” ka thënë Ngjela.

Gjatë intervistës avokati ka hedhur dhe një “akuzë” për autopsinë pasi sipas tij autopsia zbardh ngjarjen dhe kjo autopsi nuk ka dalë ende. “Dëgjoni me vëmendje çdo vrasje shkon në hetim, çdo vetëvrasje shkon në hetim, çdo vdekje e papritur shkon në hetim, është me ligj. Ne nuk dimë shkakun e vdekjes së 4 personave” tha avokati.

Ai ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me çështjen duke theksuar se nuk dihet shkaku i vrasjes dhe mundësia që fëmijët të jenë vrarë me nënën e tyre është ë pamundur. Policia ka arrestuar vetëm shtyrjen e vetëvrasjes por jo arsyen, sipas avokatit nuk ka prova që bashkëshorti i saj të ketë gisht, është vetëm tradhëtia e tij bashkëshortore. Avokati ka ngritur dyshime të rënda në lidhje me vrasjen e fëmijëve të Alma Arrazit.

Ai thotë se rastet kur fëmijët vriten janë raste të xhelozisë së bashkëshortit duke dyshuar në tradhëti nga gruaja dhe ngre hipoteza se fëmijët nuk janë të tij. “Është një hetim shumë i vështirë, këta e kanë arrestuar bashkëshortin, po pse e kanë arrestuar? Është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal? Ajo ka mbytur vetën po pse? Ne nuk e dimë konfliktin bashkëshortor” shtoi avokati. Ngjela ka shtuar se ngjarja është një ngjarje e rëndë e cila prek opinionin publik dhe nuk mund të jepen fakte pa dalë e vërteta reale.

Continue Reading

Kronike

‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit

Në korrik 2023, Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për vrasjen e 23-vjeçarin Florjan Selimi në vitin 2019, ku vendosi 19 vite burg për autorët, Kiri Mërnica dhe Sadri Selaci. Kiri Mërnica është vëllai i autorit të vrasjes së policit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Azgan Mërnica, dy ditë më parë, ndërsa 23-vjeçari ndodhet ende në arrati. FSHN dhe RENEA janë në kërkim të tij.

Nëna e të ndjerit Florian Selimi, në një lidhje live për emisionin “Breaking”, tregoi në pika kryesore historinë dhe konfliktet e familjes së saj me familjen Mërnica. Sipas saj, djalin ia vrarë për hakmarrje, duke i prerë fytin natën e Kurban Bajramit dhe se edhe familjarë të tjerë janë kërcënuar nga familja Mërnica, për çështje pronësie dhe tokash.

Ndërsa kërkon drejtësi, ajo thotë se policia e Fierit e mbron familjen Mërnica dhe edhe pse e dinë që rrinë të armatosur, nëna e Florian Selimit thotë që nuk i godasin. Ajo kërkon drejtësi dhe që mos e manipulojnë ngjarjen për vrasjen e Cenaliajt.

“Ne kemi jetuar për 20 vite në fshatin Salaj të Fierit, një fshat që ka qenë problematik gjithmonë. Ka njerëz të armatosur dhe policia nuk i ndalon. Edhe nëse i ndalon, i liron pasi shoqërohen në drejtorinë e policisë.  2015 kishim një ngjarje ku vëllai im bëri një plagosje, ata e kërcënuan me jetë dhe në vetëmbrojtje e sipër, vëllai im e ka plagosur një nga autorët e krimit. Edhe aty nuk u bë hetimi i duhur, sepse nuk e pranuan kush janë autorët e krimit, sepse kishin dëshirë të hakmerreshin.

Natën e kurban Bajramit ma kanë therë në fyt djalin tim, duke bërë bërë kurban një fëmijë 23 vjeç në rrugë pa asnjë lloj motivi, vetëm se vëllai im ka plagosur njërin prej tyre.  Ka ndodhur për motive hakmarrje, por në Prokurori është shkruar “vrasje për urrejtje”. Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha nëna e të ndjerit Florian Selimi.

Pse u larguat nga fshati Sulaj i Fierit?

“Pasiguria, kam kërkuar mbrojtur nga shteti. Për të mos pasur vrasje të tjera kemi ikur. Vëllain tim e kanë kërcënuar me armë, po atë ditë kanë plagosur edhe një person tjetër. E kanë me jetë a vdekje të largojnë personat nga veriu që vijnë aty, madje edhe vendasit sepse i duan vetëm për vete tokat.”

Vazhdojnë konfliktet me familjen Mërnica?

“Po, gjakun e djalit tim nuk kam për ta falur kurrë. Nuk do harrohet. Nuk jam e kënaqur me 19 vite burg sepse nesër pasnesër mund të dalin me lekë.”

Keni pasur kontakte me Azgan Mërnicën?

“Jo asnjëherë, unë shkoj te shtëpia ndonjëherë se dua ta shikoj, sa herë shkoj ata i kanë armët nëpër duar. I kam thënë policisë, ata e dinë, por asnjëherë nuk ndërhyjnë, nuk e di pse. Ata i lajmërojnë në Policinë e Shtetit dhe operacioni nuk funksionon.”

Vetëm me familjen tuaj ka pasur konflikt familja Mërnica?

“Ata kanë konflikt me gjithë fshatin, janë njerëz parazit që rrojnë vetëm duke vjedhur dhe ndonjë rrënjë hashashi.”

Si e mësuat ngjarjen për vrasjen e policit?

“Autori nuk kapet se mbrohet nga polica e Fierit. Rruga kur ka qenë polici që është vrarë është shumë e gjerë, përballë është edhe një rrugë me asfalt, është shumë lehtë që të kishte kaluar një makinë. Kjo ngjarje ishte e paramenduar, ta zbardhë shteti mos ta manipulojnë si me rastin e djalit tim.”

Vazhdojnë kërcënimet tani që jeni në Tiranë?

“Unë nuk iu kam frikën as kriminalëve dhe asnjërit. Jam me të drejtën time dhe nuk kam frikë deri sa të më vrasin. Nuk e njoh frikën.”

Gjatë procesit gjyqësor keni pasur përballje me familjen Mërnica?

“Nuk kam punë me vrasësit, kam punë me shtetin që ka falsifikuar ngjarjen. Nuk kam qarë çunin tim se më është dashur të merrem nëpër dyer institucionesh për të zbardhur ngjarjen.”/Top Chann

Continue Reading

Kronike

Sherr mes pesë personave në një lokal në Durrës, babë e bir plagosin 25-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku babë e bir kanë plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Policia bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij, 28-vjeç.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës, pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.

Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K.. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Kukës/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Milot-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

KUKËS – Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi mbrëmjen e djeshëm aksidentoi për vdekje një këmbësor rreth të 60-ave.

Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

‘Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING