Connect with us

Politike

Kokalari hedh “bombën” për Berishën: Duhet të arrestohet, ekzistojnë 3 dëshmitarë…

Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara është shoqëruar me një reagim të ashpër nga Evi Kokalari, e cila ka rikthyer një akuzë të rëndë që lidhet me ngjarjet e vitit 1997 dhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Marisa Lino.

Në një reagim në rrjetin social X, Kokalari ironizon vizitën e Berishës në SHBA dhe pretendon se ndaj tij duhet të ndërmerret një hetim lidhur me një urdhër të dyshuar për sulmin ndaj automjetit të ambasadores amerikane.

Kokalari pretendon se për këtë ngjarje ekzistojnë tre dëshmitarë, mes tyre edhe shoferi i ambasadores, i cili, sipas saj, jeton aktualisht në Nju Jork. Ajo pretendon gjithashtu se këta persona mund të dëshmojnë për atë që, sipas saj, ka ndodhur në vitin 1997.

Në fund të reagimit, Kokalari i drejtohet në mënyrë publike edhe FBI-së në Nju Jork, duke kërkuar vëmendje ndaj pretendimeve të saj.

Reagimi i plotë:

“Një ‘mrekulli lirie’? Duhet të arrestohesh për urdhrin për të ‘asgjësuar’ ambasadoren amerikane në Shqipëri, Marisa Lino, në vitin 1997.

Tre dëshmitarë, përfshirë shoferin e ambasadores, i cili pothuajse u vra dhe tani jeton në Nju Jork, mund të dëshmojnë.

 

@NewYorkFBI

Advertisement