Connect with us

Kosova

Komandanti i KFOR takim me Kurtin: Me rëndësi bashkëpunimi mes institucioneve të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Përmes platformës X, KFOR ka njoftuar se Kurti dhe Ulutash kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë.

Po ashtu, KFOR konfirmoi se është i gatshëm të veprojë për të përmbushur misionin e tij

“Komandanti i KFOR theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv në të gjitha institucionet e sigurisë, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in. Komandanti konfirmoi se KFOR-i po monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Advertisement