Politike
Kone, llum, klloun, gomar/ Flamur Noka në shenjestër dhe avokat Ngjela që i vë vulën
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke e qujtur si “Flamur Çupëlina” që sillet si “bulldog i Sali kolltukut”.
Në një postim në Facebook, Salianji i ka kujtuar Nokës vizitën në Burgun e Fierit, ku sipas tij, ishte i trembur dhe kërkonte shoqërues. Ndërsa, më tej, bën një deklaratë të fortë për Nokën, teksa shkruan se e kanë veshur me fustan.
Po ashtu, ai thekson se problemi më i madh i PD-së është kthimi në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi dhe ngrihet grotesku në piedestal.
“Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin”, thekson ai.
Ndërsa gjithashtu ish-deputeti nënvizon në postimin e tij, se “Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron”.
Postimi i plotë i Salianjit:
Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.
Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.
Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!
Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.
Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.
Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.
Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!
Nga ana tjetër, Alesia Balliu i është përgjigjur Flamur Nokës pas pretendimeve të këtij të fundit se aktivistja demokrate ka mbështetur partinë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
Balliu, e cila nuk u lejua të kandidojë për kryetare e Partisë Demokratike, mohon pretendimet e Nokës dhe sjell për herë të parë një epsiod të panjohur për publikun: “Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali”
Një mesazh Balliu e ka edhe për Shkëlzen Berishën: “Vetëm zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro”.
Postimi i plotë i Alesia Balliut:
Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ka shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet”.
Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu.
Flamur, ashtu siç të zhburrëruan në Vorë, unë do të të zhburrëroj në mes të Tiranës, sepse nuk i frikësohem lëtyrave si puna jote.
Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!
Gjithashtu avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Partinë Demokratike. Sipas tij, Sali Berisha e di që e ka partinë kundër.
Në një postim në Facebook, Ngjela shkruan se në Kongresin e Partisë Demokratike, pritet që një pjesë e anëtarësisë pritet që t’i dalë kundër keydemokratit.
Po ashtu avokati thekson se në PD ka grupe kundër Berishës dhe kundërshtarët duan ta rrëzojnë në Kongres.
Postimi i Ngjelës:
Berisha është çmendur se e di që të gjithë Partinë e ka kundër.
Por edhe krerët diçka po mendojnë
A do t’ia plasin në kongres Saliut?
Mendohet se po duan t’ia përplasin në Kongres.
Po e bënë këtë; Partia Demokratike vjen menjëherë në pushtet.
Kuptohet se ndërkohë ka grupime kundër Saliut në Kongresi.
Kundërshtarët e Saliut mendojnë që ta rrëzojnë në kongres.
Është rëndë.