Aktualitet
Konflikt i dhunshëm në një burg në Itali/ Të dënuarit shqiptarë përleshen me nigerianë, pesë gardianë të plagosur
ITALI– Një incident ka ndodhur në burgun e Sollicianos në Itali. Raportohet se ka pasur një përplasje mes dy grupesh të burgosurish, kryesisht me kombësi shqiptare dhe nigeriane. Situata degjeneroi pas një debati fillestar, teksa të burgosurit ishin paraqitur për vizita mjekësore.
Mësohet se konfrontimi fizik në moment është shmangur nga policët që i shoqëronin, por më pas të burgosurit shqiptarë u kthyen në seksion dhe prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian.
Sapo ka mbërritur në seksion, ai është sulmuar nga shqiptarët. Pasi arriti të shpëtojë ai shkoi në seksionin e tij dhe i ka treguar bashkëatdhetarëve. Këta të fundit janë organizuar për hakmarrje dhe në momentin që stafi i burgut ka hapur portën ndarëse për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën ka filluar gjithçka.
Pas shpërthimit të një bombole, pleksiglasi i portës u thye dhe dy oficerë u goditën në sy nga copa të tij. Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione.