Kronike
Korçë/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, arrestohet kirurgu (EMRI)
Një mjek kirurg është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare.
Kallëzimi në polici për mjekun Nikolla Nunka raportohet se është bërë nga vetë e reja.
Paraprakisht bëhet me dije, se 21 vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku Nikolla Nunka, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
E reja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, teksa mjeku ndodhet në Komisariat. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.