Connect with us

Kosova

KOS ‘bën dhallë’ shpresat e Kosovës: Takohemi pas zgjedhjeve, lëvizni nga vendi…Marsi i fundit

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, gjatë një adresimi para deputetëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, foli për procesin e zgjerimit të BE-së dhe rolin e Ballkanit Perëndimor në këtë kontekst. Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot po trajtohet ndryshe nga katër ose pesë vjet më parë, duke theksuar një moment pozitiv të ri për Bashkimin Evropian.

Lidhur me Kosovën, ajo foli shkurt kur u pyet nga një deputet për pritshmëritë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nuk pres që të ketë lëvizje para zgjedhjeve, por pas tyre duhet të veprojmë. Nuk mund të flasim për Ballkanin Perëndimor pa dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ose pa adresuar situatën në Kosovë dhe Serbi”, tha Kos e cila gjithashtu gjithashtu paralajmëroi vizitat e saj të ardhshme në Malin e Zi dhe Shqipëri, vende që i konsideron ndër më të avancuarat në procesin e integrimit evropian.

“Mali i Zi ka vizion t’i përmbyllë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim ato, por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra, kur kandidatët t’i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara“, deklaroi Marta Kos

Pas zgjedhjeve në Kosovë, pritet që Kaja Kallas, shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, të nisë turneun e saj të parë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, Mirosllav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, si pjesë e Deklaratës së Përbashkët të vitit 2023.

Advertisement