Connect with us

Kosova

Kosova duhet ta injorojë asociacionin/ Flet analisti i njohur politik

Analisti politik, konsulenti dhe kolumnisti i shumë mediave të huaja,  Jasmin Mujanoviç duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se emisari europian Miroslav Lajçak nuk është një person serioz dhe se është i parëndësishëm.

“Sinqerisht, në këtë pikë, mendoj se qeveria e Kosovës duhet t’i kërkojë BE-së dhe SHBA-së si hap të parë, largimin e Lajçak-ut. Ai ka humbur plotësisht besueshmërinë gjatë gjithë këtij procesi. Pra, ajo që Lajçak-u thotë ose nuk thotë në fund të ditës është e parëndësishme. Ai në të vërtetë nuk ka asnjë fuqi. Pra, Miroslav Lajçak mund të bëjë ose të thotë çfarë të dojë. Përsa i përket Asociacionit, përsëri, unë mendoj se është shumë e qartë se kjo sigurisht nuk është fazë fillestare në këto rrethana. Gjithçka të cilën e ka paralajmëruar qeveria Kurti, por gjithashtu do të thosha më e rëndësishmja që kanë paralajmëruar ekspertë të jashtëm, që është se, të gjitha ato për të cilat Vuçiç-i dëshironte Asociacionin nuk ishte në fakt për qeverisjen lokale, për serbët e Kosovës, por si një lloj shtrese për agresion të mëtejshëm kundër Kosovës, e cila do të ishte një republikë tjetër e serbëve” – theksoi Mujanoviç

Sipas tij, ideja për të filluar me asociacionin me qellim shkrirjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është krejtësisht absurd.

“Është një hap që duhet të renditet në mënyrë të përshtatshme dhe mund të ndodhë realisht vetëm kur ka një klimë të sundimit të ligjit në Veri të Kosovës, që padyshim, veçanërisht duke pasur parasysh Banjskën, mund të themi se nuk është kështu. Kështu që unë mendoj se Kosova mund dhe duhet në thelb ta injorojë” – potencoi analisti I njohur

Advertisement