Connect with us

Kosova

Kosova mbetet zjarr që digjet/ Lufta me Serbinë do varet nga rrethanat gjeopolitike

Studiuesi i studimeve të sigurisë, Nikola Vujinoviç, tha pas Samitit të NATO-në Uashington se Kosova mbetet një “zjarr përvëlues” dhe se problemi i sigurisë nuk është i madh “vetëm për shkak të sjelljes së Serbisë”.

“Nëse Serbia do të sillej ashtu siç po sillet Qeveria e Kosovës, do kishte vërtet probleme të mëdha. Pra, siguria mbetet problem, por përshkallëzimi i saj varet nga çështjet gjeostrategjike” – konsideroi Vujinovic dhe shtoi se forcimi i NATO-s edhe në Ballkan ka synim të dekurajojë një zhvillim të tillë të situatës.

Sipas tij, NATO e sheh Ballkanin si bastionin e saj. Rajoni është ende i rëndësisë strategjike e cila do të rritet vetëm kur Rusia ti afrohet këtij rajoni.

Sipas Vujinoviç, duket se “përkrahja për forcat që kanë qëndrim antiserb” po bëhet gjithnjë e më e fortë.

“Ata inkurajohen, nëse me asgjë tjetër, edhe me heshtje. Kosova po forcon ushtrinë fal SHBA-së. Turqia po forcon ushtrinë boshnjake. Ka hapa që  tregojnë se NATO e konsideron këtë si bastionin e saj. Pra, Krahu i djathtë në një konflikt të mundshëm me Rusinë po forcohet dhe jo vetëm me Rusinë, por me Lindjen e Mesme, Iranin etj.” – theksoi Vujinoviç duke shtuar se kjo eshte edhe “një përpjekje për të rigjallëruar Joe Bidenin e dështuar “

“Mesazhi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO është gjethe fiku për Ukrainën, në mënyrë që kjo e fundit të mos heqë dorë nga lufta me Rusinë” – potencoi Vujinović.

Advertisement