Connect with us

Kosova

Kosova njihet nga dy shtete të mëdha

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli deklaroi se shumë shpejt, dy shtete të mëdha do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste, Pacolli u shpreh se aktualisht, këto dy shtete e njohin pasaportën e Kosovës dhe shtoi se emrat do të bëhen publike në ditët në vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike” –deklaroi Pacolli teksa dhe shtoi: Janë dy njohje kualitative, shumë shpejt do të keni edhe emrat

Advertisement