Connect with us

Kosova

Kosovë-Serbi/ Kompromise të vështira dhe dhurata

Kosova dhe Serbia do të duhet “bëjnë kompromise të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre, të cilat do të sjellin siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, teksa dhe shtoi se “Shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se SHBA vlerëson partneritetin strategjik që ka me Serbinë “për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor” dhe shtoi se SHBA janë një mbështetës i fortë i ambicieve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe përshëndeti “angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë

Më 20 janar, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe tha se ka “shqetësim dhe rezervë për një çështje e rëndësishme”, por nuk dha më shumë detaje.

Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë.

 

Advertisement