Connect with us

Politike

Kreshnik Spahiu: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramë

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Allison Guerriero, ish e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, me dëshminë e dhënë një ditë më parë në Euronews juridikisht më shumë e ka ndihmuar Edi Ramën.

Sipas Spahiut, me deklaratat e dhëna Allison Guerriero tregoi gjendjen e rëndë psiqike për shkak të të cilës siç tha, tha Gjykata amerikane e ka cilësuar të pavlefshme dëshminë e saj.

“Juridikisht ajo zonja më shumë e ka ndihmuar Ramën. Një pyetje s’ju bë: nëse do vazhdonte ta mbante të dashur McGonigal do kishte bërë denoncim ajo?

Ajo u hoq sikur mbronte interesin amerikan, që e pa pasi u tradhtua nga ky. Ajo e deklaroi vetë gjendjen psikike të saj. Gjykata amerikane e ka gjykuar të pavlefshme duke e cilësuar të paaftë për të dëshmuar”, tha Spahiu.

Advertisement