Connect with us

Kronike

Krim brenda familjes në Tiranë, vëllai vret me armë zjarri vëllanë dhe më pas veten

Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë në rrugën ‘Xhon Belushi’, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë e më pas ka vrarë veten. Burime bëjnë me dije se Vehap Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur vëllain e tij Lulëzim Cami, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten. Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit. ‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia e Tiranës.

Lajm në përditësim…

EMRAT/ Krimi brenda familjes në Tiranë, kush janë dy vëllezërit që ndërruan jetë
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut. Vëllai ka vrarë vëllanë e më pas vetën. bëjnë me dije se Vehap Cami ka qëlluar më vdekje ndaj vëllait të tij Lulëzim Cami, dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit.

Advertisement

TRENDING