Connect with us

Aktualitet

Krimbi i gjallë gjendet në trurin e gruas australiane! Rasti i parë në botë, mjekët: Oh Zot kjo është e pabesueshme!

Një grua 64-vjeçare kishte kohë që ankohej për harresën dhe depresionin përpara se mjekët të nxirrnin një krimb të rrumbullakët 8 cm që normalisht gjendet tek pitonët.

Ishte një ditë mjaft e rregullt në repartin për mjekun e sëmundjeve infektive të spitalit të Kanberrës, derisa u dëgjua britma e një mjeku neurokirurg i cili thirri kolegët për të parë gjënë më të çuditshme që kishte gjetur në trurin e një pacienti:

O Zot, nuk do ta besoni atë që sapo gjeta në trurin e kësaj zonje, dhe është i gjallë. dhe duke u përdredhur.”

Neurokirurgu, Dr Hari Priya Bandi, kishte nxjerrë një krimb parazitar 8 cm të gjatë nga pacientja e tij, një grua 64-vjeçare nga Uellsi, e cila u shtrua për herë të parë në spitalin lokal, në fund të janarit 2021 pasi pësoi tre javë dhimbje barku dhe diarre, e ndjekur nga një kollë e thatë e vazhdueshme, ethe dhe djersitje gjatë natës, raporton The Guardian.

Deri në vitin 2022, simptomat e saj përfshinin gjithashtu harresën dhe depresionin, duke nxitur një referim për shtrim në spitalin qendror të Kanberrës.

Një skanim  i trurit të saj zbuloi anomalitë që kërkonin operacion.

Por neurokirurgu sigurisht që nuk hyri brenda trurit të pacientes duke menduar se do të gjenin një krimb që përpëlitej,” tha Dr Sanjaya Senanayake drejtuese e repartit të sëmundjeve infektive.

Neurokirurgët rregullisht merren me infeksione në tru, por ky ishte një zbulim që ndodh një herë në karrierë. Askush nuk priste të gjente një krimb në trurin e një njeriu.”

Zbulimi befasues bëri që një ekip mjekësh të spitalit të mblidheshin shpejt për të zbuluar se çfarë lloj krimbi ishte dhe, më e rëndësishmja, të vendosnin për trajtimin e  mëtejshëm që pacienti mund të kërkonte.

Ne thjesht filluan të kërkonim që nga tekstet shkollore, dhe studime të ndryshme shkencore për të gjitha llojet e ndryshme të krimbave të rrumbullakët që mund të gjenden në trupin e njeriut dhe shkaktojnë sëmundje neurologjike,” tha Senanayake. Kërkimi i tyre ishte i pafrytshëm dhe ata kërkuan ndihmë nga ekspertët e jashtëm.

Canberra është një vend i vogël, kështu që ne dërguam krimbin, i cili ishte ende gjallë, direkt në laboratorin e një shkencëtari CSIRO, i cili ka shumë përvojë me parazitët,” tha Senanayake. “Ai sapo e pa krimin ulëriti: “O zot, ky është Ophidascaris robertsi “.

Krimi i nxjerrë nga truri i pacientes që u dërgua në laborator

 Ophidascaris robertsi është një krimb i rrumbullakët që zakonisht gjendet te pitonët. Pacientja e spitalit të Kanberrës shënon rastin e parë në botë të gjetjes së këtij paraziti te njerëzit.

Gruaja banon pranë një zone liqeni të banuar nga pitonët. Pavarësisht se nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me gjarprin, ajo shpesh mblidhte barëra, duke përfshirë zarzavate të egra që rriteshin rreth liqeni për t’i përdorur në gatim, tha Senanayake.

Mjekët dhe shkencëtarët supozojnë se një piton mund të ketë derdhur parazitin përmes feçeve të tij në bar. Ata besojnë se pacienti ndoshta është infektuar me parazitin direkt nga prekja e barit ose pasi ka ngrënë zarzavatet e egra.

Senanayake tha se pacientja duhej të trajtohej për larva të tjera që mund të kishin pushtuar pjesë të tjera të trupit të saj, siç është mëlçia. Por duke qenë se asnjë pacient nuk ishte trajtuar ndonjëherë për këtë parazit më parë, u tregua kujdes.

Disa medikamente për shembull mund të shkaktojnë inflamacion pasi larvat ngordhin. Një inflamacion mund të jetë i dëmshëm për organe të tilla si truri, kështu që ata gjithashtu kishin nevojë për të administruar medikamente për të luftuar çdo efekt anësor të rrezikshëm.

Ajo paciente ishte e varfër, por ishte kaq e guximshme dhe e mrekullueshme,” tha Senanayake. “Ju nuk do të dëshironit kurrsesi të ishit pacienti i parë në botë me një krimb të gjetur te pitonët dhe ne me të vërtetë i heqim kapelen asaj. Ajo ka qenë e mrekullueshme.”

Rasti është dokumentuar në edicionin e shtatorit të revistës Emerging Infectious Diseases .

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tre të katërtat e sëmundjeve infektive të reja te njerëzit vijnë nga kafshët.

Senanayake tha se rasti i parë në botë theksoi rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit, veçanërisht pasi njerëzit dhe kafshët fillojnë të jetojnë më ngushtë së bashku dhe habitatet mbivendosen më shumë.

Ka pasur rreth 30 infeksione të reja në botë në 30 vitet e fundit,” tha ai.

Nga infeksionet e reja globalisht, rreth 75% janë zoonotike, që do të thotë se ka pasur transmetim nga bota e kafshëve në botën njerëzore. Këtu përfshihen edhe koronaviruset.

Ky infeksion Ophidascaris nuk transmetohet mes njerëzve, kështu që rasti i këtij pacienti nuk do të shkaktojë një pandemi si Covid-19 ose Ebola. Megjithatë, gjarpri dhe paraziti gjenden në pjesë të tjera të botës, kështu që ka gjasa që raste të tjera të njihen në vitet e ardhshme në vende të tjera”.

Mjeku i sëmundjeve infektive Prof Peter Collignon, i cili nuk ishte i përfshirë në rastin e pacientit, tha se disa raste të sëmundjeve zoonotike mund të mos diagnostikohen kurrë nëse janë të rralla dhe mjekët nuk dinë se çfarë të kërkojnë.

Ndonjëherë, njerëzit vdesin pa u gjetur kurrë shkaku,” tha ai.

Ia vlen të tregoheni të kujdesshëm kur takoni kafshët dhe mjedisin, duke larë ushqimet tërësisht dhe duke gatuar ushqimin siç duhet, dhe duke mbajtur një mbrojtje si mëngë të gjata, në mënyrë që të mos pickoheni,” tha ai./topchannel

Aktualitet

“Buzëderri” u arrestua sërish për një arsye të fortë, e zbulon Artan Hoxha

Sokol Sinomataj u arrestua sërish pasi la qelinë duke përfituar nga amnistia, pasi liria e tij cenonte rendin dhe sigurinë në qytetin e Vlorës, sipas gazetarit Artan Hoxha.

I ftuar në “Top Talk”, Hoxha u shpreh se ndalimi i “Buzëderrit” tregon një moskoordinim mes institucioneve.

“Sokol Sinomataj erdhi në Shqipëri me ekstradim, nuk ka ardhur vetë. Ka qenë në burg në Belgjikë, ka qenë i arrestuar në Itali. Ka ikur nga Italia në Belgjikë, është arrestuar, është futur në burg dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin këtu. Unë di që ai ka qenë në burg në Itali.

Këtë vendimin e ri që ka dalë, i cili mund të ketë marrë formë të prerë gjatë kësaj kohe që ai ka qenë në burg apo ka qenë i lirë në Belgjikë. Në fakt, kjo tregon një moskoordinim mes institucioneve, sepse në kartelën penale të këtij personi, janë shënuar të gjitha dënimet ndaj tij, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Sepse që t’u ketë ardhur ky vendimi në momentin që ai doli, unë këtë s’e besoj, pra e kanë pasur atë vendim”, tha ai.

Sinomataj, të cilit pak muaj më parë I vranë djalit, do të shkaktonte shumë probleme në Vlorë, tha Hoxha.

“Në momentin që ai ka përfituar nga amnistia dhe ka shkuar në banesë, menjëherë policia ka shkuar dhe e ka kapur. Tani, dalja e Sinomatajt shkaktonte shumë probleme në Vlorë, prishte shumë ekuilibra për rendin dhe sigurinë. I kanë vrarë djalin në ballkon me snajper. Dhe autorët nuk janë zbuluar ende. Ajo ngjarje nuk është shuar, prushi është aty, thjesht e ka mbuluar hiri, në çdo moment mund të shpërthejë.

Më vëllain e Sokol Sinomataj dhe vetë Sinomatajn e motivuar se i kanë vrarë djalin, situate në Vlorë mund të bëhej shumë shpërthyese nga momenti në moment. Mesa duket, autoritetet kanë përdorur edhe këtë marifet. Kanë gjetur atë dënimin dhe kanë shkuar ia kanë paraqitur”, u shpreh Hoxha.

Liria për Sikol Sinomatajn zgjati vetëm 12 orë! Ai u vu në pranga tyë enjten, një ditë u lirua dje nga burgu, ku përfitoi nga amnistia.

Në një sqarim të policisë, thuhet se ai i arrestua për llogari të Italisë, pasi rezulton i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafik ilegal i emigrantëve”.

Sinomati, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

Continue Reading

Aktualitet

Spahiu ironizon: Protesta e shoferëve të taksive, më e madhe se opozita para bashkisë

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Spahiu tha se për fat të keq protestuesit e opozitës nuk kanë kauzën e duhur as për të ndejtur një orë më shumë në protestë, pasi opozita nuk ka një kauzë të sajën.

Spahiu tha se edhe protesta e shoqatës së shoferëve ka qenë me e shumtë në numër dhe ka frymëzuar më shumë se protesta e opozitës ditën e sotme në derën e bashkisë.

“U kërkua që protesta të zgjaste 8 orë por për fat të keq opozita nuk gjen njerëz të cilët janë të gatshëm që të rezistojnë 8 orë pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe ata 300 apo 500 apo 1000 persona, për ata të cilët do duan ta fryjnë si pjesëmarrje, edhe ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë një orë për të qëndruar aty.

Arsyeja pse u shpërndanë është se 200 do shkonin të pinin kafe, 200 do shkonin të hanin sandviç, që këtu bie serioziteti i kauzës që ata kanë zgjedhur apo i motivit që ata shpresojnë të ngrenë në Tiranë. Tirana ka 1 milionë banorë dhe ata 500 veta treçereku vijnë nga rrethet, sepse në Tiranë e kanë të pamundur të mbledhin qoftë 100 veta.

Ç’është e vërteta opozita këtë kauz ja ka marrë Altin Dumanit, e ka të bëjë shumë nëse je kopje apo origjinal. Origjinali i kauzës ka autorësinë e SPAK dhe të BKH-së. Këto dy institucione kanë çuar në burg zyrtarët më të lartë.

Këta të tjerët kanë kopja që duan të përfitojnë në imazhin publik, në lidhje me protestën. Nëse ju shikoni protestat e shoqatës së shoferëve të taksive është absolutisht 100 herë më e madhe se protesta e opozitës së skaduar. Shoferët e taksive janë më serioz më të besueshëm e më popullor se kjo opozitë në Shqipëri”,-tha Kreshnik Spahiu

Continue Reading

Aktualitet

Spahiu: Rama gaboi që reagoi, sepse në Europë askush s’shikon më RAI 3

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri Edi Rama gaboi që reagoi pas dokumentarit të publikuar nga RAI 3 në Itali, i cili “godiste” sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin dhe marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.

Në një lidhje për Euronews Albania, Spahiu tha se në Europë dhe Shqipëri pothuajse askush nuk e shikon më RAI-n dhe sipas tij, nëse Rama nuk do të kishte reaguar, nuk do të ishte kaq e madhe kjo çështje.

Ai tha gjithashtu se Rama mund të ketë reaguar për qëllime të tjera, për të marrë më shumë mbështetje nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, që sipas Spahiut, ishte edhe shënjestra e sulmit të RAI-t.

“Mua Rama më është dukur i çuditshëm për një gjë. Dhe unë do i bëj një pyetje shikuesve. Nëse Rama nuk do i ishte përgjigjur drejtorit të RAI-t, a do e merrte vesh populli që ka pasur një emision në RAI? Sot në Shqipëri as 0.01 % e ndjekin RAI-n. Rai 3 në Shqipëri sot nuk ka asnjë audiencë.

Rama ka bërë një lojë, ka një qëllim të tijin për të shkëputur vëmendjen, për të marrë më mbështetje politike te Meloni dhe u fut në replikë me RAI-n. Se në të vërtetë RAI nuk kishte qëllim të godiste Ramën, por Melonin, e cila është treguar shumë e mençur, nuk ka reaguar fare lidhur me këtë çështje.

Justifikimi i drejtuesve të RAI-t ishte që vetëm drejtuesit rusë dhe kryeministri shqiptar kanë reaguar ndaj RAIT. E vërtetë sepse vetëm shqiptarët dhe rusët impresionohen nga RAI. Nëse Rai do të bëjë një emision për Gjermaninë, nuk i intereson askujt. Po të kishte heshtur Rama, opozita do të thoshte pse nuk reagon Rama ndaj akuzave të RAI-t. Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha Spahiu.

Continue Reading

Aktualitet

Policia e Veliajt arreston 2 protestues, hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës

Policia ka ndaluar dy persona të cilët morën pjesë në protestën para Bashkisë Tiranë, në datat 11 dhe 19 prill, ku kërkonin dorëheqjen dhe marrjen si të pandehur nga SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive “5D’.

Sipas njoftimit, Lulzim Nela dhe Ahmet Maja kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Continue Reading

Aktualitet

Fermeri me kastravec në dorë thirrje Ramës: Ja ku e ke…

Fermeri Ilir Malka nga fshati Suk i Roskovecit ka deklaruarse ishte sot brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak gjatë miratimit të ndërtimit të termocentralit. Malka tha se me kënaqësinë më të madhe të gjithë anëtarët e majtë të Këshillit, ngritën dorën të urdhëruar nga kryetarja e Bashkisë, për miratimin e ndërtimit të termocentaralit në fshatin e tij.

Fermeri iu drejtua dhe kryeministrit Rama kur thoshte: “Kjo është Toscana e tij, ja këtu e ka Toscana-n”.

Bashkia Roskovec ka vendosur për të miratojë ndërtimin e Termocentralit në zonën bujqësore, të Suk 1. Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i ri.

Ditën e diel banorët dolën në protestë duke e kundërshtuar ndërtimin e termocentrali duke e cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera.

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë. Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING