Connect with us

Kronike

Krimi i tmerrshëm i Altin Çokut në 2010-tën, tentoi të digj*te djalin e dajës për të bërë s*ks me kushërirën

27-vjeçarja Sibela Abedini vdiq mbrëmjen e së shtunës në rrugën Teuta në Kamëz, në rrethana ende të paqartësuara plotësisht.

Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve, ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia. Familjarët e saj kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.

Policia e Tiranës njoftoi të hënën se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një fotoje intime në TikTok.

Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Çokun, 39-vjeçar, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, here për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.

Në një rrethanë ende të pasqaruar, ai kishte krijuar një marrëdhënie me 27-vjeçaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha, e cila prej kohësh jetonte në Kamëz së bashku vajzën e saj 2-vjeçare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

39-vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime së bashku. Foto e cila ishte publikuar më pas në rrjetin social TikTok nga ky profil: userrrrshiba. Altin Coku.

Por Altin Çoku kishte dalë dhe në live TikTok duke e përgënjeshtruar se e kishte shpërndarë ai atë foto dhe duke ngritur një alibi se kishte qenë një shoku i tij që ia kishte marrë foton nga telefoni dhe më pas shpërndarë.

Prej rreth 1 muaji Sibela Abedini ishte zhvendosur së bashku me vajzën e mitur nga Kosova në Shqipëri. Familjarët tregojnë se kishte patur një mosmarrëveshje që nuk ishte divorc, ndërsa kërkojnë që autori të marrë dënimin maksimal.

Por Altin Çoku, përveçse si personazh TikTok-u është i njohur si me precedentë të theksuar kriminalë dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale.

Në mars të vitit 2010 ai kishte tentuar të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët. Për ta detyruar këtë të fundit të qëndronte në lidhje i kishte vënë flakën kushëririt të tij, i cili ishte vëllai i mitur i vajzës së dajës.

Emisioni Uniko ka siguruar të dhënat nga dosja hetimore e prokurorisë së Kurbinit.

Kronike

Vdes drejtuesi i biçikletës/ Shoferi i “Benzit” arratiset pas përplasjes së furishme

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

I vodhi të moshuarës varësen nga qafa, policia e Korçës arreston 39-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar me ermin Klodian Meçollari, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë të një 68-vjeçareje.

Burimet njoftojvë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Korçës rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Klodian Meçollari forcërisht i ka marrë nga qafa 68-vjeçares një varëse platini dhe është larguar me vrap në rrugicat e lagjes së njohur të qytetit të Korçës.

68-vjeçarja menjëherë ka lajmëruar forcat e policisë dhe nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes deri në mbërritjen e forcave blu të cilët kanë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë në rrugën ku 39-vjeçari ka marrë me forcë varsen e të moshuarës.

Nga këqyrja e kamerave është bërë e mundur edhe identikimi i autorit të kësaj grabitje.

Gjatë ditëve të festës së Pashkës në zonat më të populluara të qytetit policia ka shtuar forcat e saj për sigurinë e qytetarëve përfshi zonën e katedrales dhe Pazarin e vjetër.

Continue Reading

Kronike

Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga 32 vjeçari (Detajet)

Komisariati i Policisë Maliq

-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prost*itucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni ‘ET-1’ u zhvillua nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, ku u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi nga Venezuela, i cili ishte organizatori i rrjetit të prostitucionit në Tiranë.

Gjithashtu është vënë në pranga një i huaj tjetër dhe një 19-vjeçar është proceduar penalisht, pasi këta të dy kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Konkretisht u arrestua: G.J., 29 vjeç dhe D.C., 31 vjeç dhe po hetohet A.S., 19 vjeç. Shtetasi nga Venezuela, G.J., shfrytëzonte dy personat e tjerë për prostitucion.

Ata kishin ardhur në vendin tonë përkohësisht dhe me anë të një faqeje në internet, krijonin kontakte me klientë të ndryshëm, për ushtrim prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro.

‘DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

 

Continue Reading

Kronike

Makina e policisë bie në lumin Lana te ‘Ura e Shkozës’, plagosen 2 efektivët

‘Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING