Connect with us

Pinknews

‘Krisja ka filluar kur ai nisi…’/ Ledjona pas daljes flet për ish-bashkëshortin

Pas eliminimit nga Big Brother Vip 3, Ledjona Xheladinaj, u është përgjigjur deklaratave të ish-bashkëshortit të saj, Jorgen Xoxi, i cili e akuzon se e ka larguar nga vajza e tyre, e cila sot është 12 vjeçe.

Ledjona është shprehur se nuk ka dashur të flasë shumë për këtë histori gjatë qëndrimit brenda për të mos lënduar vajzën, por tha se nuk ka qenë ajo shkak e krisjes së marrëdhënies mes tyre.

Sipas gazetares shkak është bërë lidhja e Jorgen Xoxit me një vajzë tjetër dhe mënyra sesi ai është distancuar nga e bija, e ka lënduar këtë të fundit, e cila i ka mbajtur dhe inat të atit.

Ledjoa ndër të tjera tregon se vajzën e ka ndjekur dhe me psikolog për shkak të rëndesës emocionale, gjë që e bëri të largohej dhe nga Korça.

Unë nuk und ti them vajzës që ti duhet të kesh këtë marrëdhënie me babain, sepse fëmija vendos vete. As nuk i flas kundër tij. Ne jemi njohur në moshë të re, 17 vjeç, pastaj vajza ka ardhur në moshën 21 vjeçe. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm u arsimuam dhe secili ka marrë drejtime të ndryshme.

Kur kemi bërë divorcin dhe me caktimin që ka bërë gjykata, nuk e kam ndaluar aspak. Dhe për shkak të punës që bëj në terren, orar pa orar, ajo rrinte më shumë me babain e saj dhe gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin i përshëndes dhe ruaj një respekt të veçantë sepse më kanë ndihmuar në rritjen e saj.

Krisja e marrëdhënies së vajzës me babain e saj, unë nuk kam dashur të flas shumë sepse gjatë martesës dhe divorcit ka gjëra që nuk dua ti diskutoj për hatër të vajzës që është në moshë delikate, ndaj jam e kujdesshme. Kur kam parë atë koment në prime jam ndjerë shumë keq, nuk më intereson se ka kërkuar falje, sepse ai e shkaktoi dëmin te vajza.

Krisja ka nisur kur ka nisur një bashkëjetesë tjetër, vajza nuk ka qenë kundër, por mënyra sesi ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën duke e larguar, bëri që ajo të mbante inat. Unë i flisja gjithmonë, i thoja duhet ta takosh është babi, por nuk e detyroja dot. E kam ndjekur dhe me psikologë për shkak të rëndesës psikologjike, prandaj ika nga Korça në Tiranë.

Nga familja ime nuk ka kërcënime, janë të moshuar dhe ndodhen në Tiranë vetëm për vajzën. Sot babai ndodhet në Greqi te motrat, nuk gjendet mirë me shëndet. Kush ka kohë të merret me kërcënime, ndoshta me individë që e kanë parë komentin mund të kenë reaguar”, tha ajo.

Pinknews

Këngëtarja e njohur shqiptare: Burrat duan vajzat debile dhe të lehta për t’u kapur

Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ishte e ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”, ku duke folur per jeten e saj private, la të kuptohej se është beqare dhe po e shijon këtë pjesë.

“Veturë kam, shtëpi kam, punë kam, të ardhuna kam, çka më duhet mua një viç”, tha ajo teksa shkaktoi te qeshura me kete pohim.

Videoja shume shpejt u be virale ne rrjet. Këngëtarja përshkruajti mashkullin ideal për të, duke treguar kështu se çfare duhet të ketë.

“Epo, duhet te kete shumë këllqe”, tha Big Mama në T7.

Gjatë intervistës ajo shtoi po ashtu se meshkujt, sipas saj, preferojne femrat e lehta dhe debile.

“Burrat i dojnë vajzat debile”, tha ajo.

Continue Reading

Pinknews

Trazon RRJETIN/ Sara i dërgoi dron Heidit, Donaldi e SULMON

Pasi çifti Bardhi-Sara treguan mbështetjen e tyre për Heidin nëpërmjet një droni të nisur në ambientet e shtëpisë ditën e sotme, shumë prej ndjekësve të çiftit reaguan ‘ashpër’ ndaj tyre duke u shprehur se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.

Pas disa reagimesh të ardhura nga Sara dhe partneri i saj Bardhi, ish-banorja ka bërë një tjetër reagim në llogarinë e saj personale të Instagramit teksa shpërndan një mesazh me binjakun e Romeos, Donaldin, ku ky i fundit i thotë: Unë e di çfarë njerëzish jeni ju të dy

Më pas Sara shprehet se ajo së bashku me Bardhin dhe dy binjakët kanë një marrëdhënie tepër të mirë dhe kurrë nuk do e bënin dërgimin e një droni në shtëpi për të përçarë një çift ose për vëmendje.

Continue Reading

Pinknews

“Ti më eksiton” / Deklarata e Eglës lë pa fjalë banoren: Aman mos…

Prej fillimit dihet se Egla ka pasur konflikte dhe debate me të gjitha banoret, shpesh herë edhe me Heidin, të cilë e konsideron më të afërt. Ama ditëve të fundit Egla dhe Françeska kanë debatuar më shumë me njëra-tjetrën teksa gjatë një debati vetëm pak më parë Egla iu drejtua banores se ajo e ‘eksiton’.

Egla: Françeska më eksiton

Françeska: Aman jo nuk e dua eksitimin tënd, aman jo nuk e dua eksitimin tënde se ke tre ditë më thua të hëngsha prillin

Egla: Ti më dëgjo deri në fund se ti duhet të dalësh nga shtëpia

Continue Reading

Pinknews

Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi/ Për kë vallë?

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.

Dyshja është në pritje të një bebushi, ku lajmi i ëmbël është ndarë përpara disa ditësh nga çifti.

Kohëve të fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë

Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”

 

 

Continue Reading

Pinknews

“Të ndyra, të shëmtuara”/ Sara Gjordeni shpërthen keq ndaj gazetareve

Sara Gjordeni ka reaguar ashpër ndaj dy gazetareve të “ORA News” të cilat kanë komentuar shtatzëninë e saj në një emision. Në dy postime në “Instastory”, Sara i cilëson diskutimet e tyre bullizuese, teksa paralajmëron se do të hapë një proces gjyqësor ndaj tyre.

Dëgjojeni me vëmendje sa të shëmtuara mund të jenë gratë shqiptare përkundrejt meje në këto momente. Jeni për gjyq! Sa të shëmtuara!”, shkruan Sara në një postim.

“Ja sesi duken dy bullizuese në ekran! Dy monstra! Ja në çfarë nivelesh provokohem pastaj kur reagoj bëhet skandal. Ja deri në çfarë pikash prekem dhe më pas prisni të jem e qetë. Ku ishit ju moj gra ëngjëllore që sot vetëm për një koment dilni mbroni dikë kur u fshihnit atëherë kur unë kisha nevojë për mbrojtje? Atëherë kur u sakatoja padrejtësisht nga mediat? Kur u godisja padrejtësisht në moral? Kur mu vunë në kurriz emra meshkujsh si ish të dashurit e mi, ndërkohë si njihja fare? Të ndyra! Të shëmtuara! S’kam fjalë!”, shkruan Sara në postimin tjetër.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING