Connect with us

Kosova

KRIZA NE KOSOVE, HASHIM THAÇI POROSI NGA HAGA

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje palëve politike në Kosovë që të ulen për gjetjen e një marrëveshjeje politike, që do i jepte fund krizës.

Ish-Presidenti ka theksuar për Kosovën prioritete janë siguria e vendit, reformat demokratike, reforma zgjedhore, politika e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe investimet në mbrojtje.

Thaçi ka theksuar gjithashtu se zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejtë nga populli është një mundësi për evitimin e krizave institucionale.

“Mendoj se politika e Kosovës, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta: ‘sigurisë nacionale, reformave demokratike, reformës elektorale (zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, si mundësi për evitimin e krizave institucionale), politikës së jashtme, marrëveshjeve ndërkombëtare, investimeve në mbrojtje, integrimit në NATO dhe BE, raporteve speciale me SHBA-në, pastaj me Shqipërinë dhe eventualisht dialogut me Serbinë, etj’”, ka thënë Thaçi.

Kjo është intervista e fundit e Thaçit para shpalljes së vendimit nga Gjykata Spaciale në Hagë për të dhe 3 ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

 

Advertisement