Connect with us

Bota

Krizat e azilkërkuesve/ 20 mijë euro për çdo emigrant të refuzuar

Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për përballjen e mëtejshme me krizat e emigrantëve dhe azilkërkuesit. Pakti u arrit pas 12 orë negociatash, ndërkohë që shumë e kanë cilësuar si marrëveshja e ‘solidaritetit të detyruar’.

20 mijë euro për çdo refugjat që refuzon do të paguajë secili prej 27 vendeve anëtare që nuk dëshiron të marrë emigrantë. Të gjitha paratë do të kanalizohen më pas në një fond të përbashkët në llogaritë e unionit që do të përdoret për këtë qëllim. Mirëpo kjo marrëveshje u kundërshtua nga Polonia dhe Hungaria. Ndërsa 4 vende të tjera të Unionit si Malta, Lituania, Sllovakia dhe Bullgaria abstenuan.

Marrëveshja në Këshillin e Punëve të Brendshme në Luksemburg u arrit me insistimin e madh të Suedisë, e cila mban presidencën e radhës të BE-së dhe për këtë arsye ishte arbitri në negociatat për dy rregulloret kryesore të Paktit të ri për migracionin dhe azilin.

“Vendim historik”, e quajti Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson marrëveshjen e dakordësuar.

 

 

Italia dhe Greqia, kanë kërkuar prej kohësh më shumë ndihmë për të përballuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet e tyre. Vendet si Gjermania dhe Suedia, kanë kundërshtuar numrin e tyre që shkojnë në tokën e tyre, ndërsa Polonia dhe Hungaria refuzuan të strehojnë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Vitin e kaluar, BE mori më shumë se 962,000 kërkesa për azil, shifra më e lartë që nga viti 2016.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me rregullat e reja pritet të miratohet në Parlamentin Europian deri në fund të këtij viti.

Advertisement