Aktualitet
Kungulli me peshë 702,4 kilogramë thyen rekordin në Gjermani
Kopshtari 26-vjeçar, Kevin Rataj nga Hagermarsch fitoi kampionatin e 16-të me kungullin më të madh me peshë plot 702,4 kilogramë në Gjermani.
Kopshtari tregoi se u jep kungujve të tij 400 deri 500 litra ujë në javë dhe u shton pleh të lëngshëm. Rataj, vendosi kështu një rekord të ri në Saksoninë e Ulët, me një kungull 700 kilogramë.
Fakti që ngrohja globale dhe ditët me diell kanë qenë tepër të shpeshta, kanë ndihmuar Rataj-n të vendosë kështu një rekord të ri në Gjermani.