Connect with us

Kosova

Kupcan: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, anëtarësimi i Kosovës në NATO është i pamundur

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA vlerësoi se situata në Ballkanin Perëndimor mbetet e paqëndrueshme dhe se prania e Shteteve të Bashkuara është e nevojshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Duke folur për NATO-n, ai tha se nuk është një proces i lehtë dhe se pa përfundimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtines, anëtarësimi i Kosovës në Aleancë është i pamundur.

“Qëndrimi i NATO-s dhe BE-së është që i gjithë Ballkani Perëndimor në të ardhmen duhet të integrohet plotësisht në institucionet transatlantike dhe evropiane. Por që kjo të ndodhë, vendet duhet të jenë gati për anëtarësim. Kjo do të thotë reforma të brendshme politike dhe ekonomike, por edhe zgjidhjen e çështjeve kryesore gjeopolitike të rajonit, dhe në krye të listës është normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk është NATO që po e pengon këtë, por vendet që nuk janë ende gati dhe nuk kanë treguar vullnet për kompromiset e vështira që nevojiten”, deklaroi eksperti amerikan.
Katër anëtarë të NATO-s, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por forcat e Aleancës kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.

Advertisement