Connect with us

Lifestyle

Kur e arrijmë kulmin e jetës sonë?

Gazetari amerikan Don Lemon u kritikua shumë kohët e fundit kur deklaroi se Niki Halej,kandidate presidenciale nga radhët e Partisë Republikane, 51-vjeçe, që ka bërë thirrje për kryerjen e testeve të aftësisë mendore për politikanët më të moshuar se sa 75 vjeç, nuk ishte as vetë “në kulmin e saj”. Ai theksoi se “një grua mund të konsiderohet në kulmin e saj në të 20-at dhe të 30-at, apo ndoshta në të 40-at”. Lemon, që është vetë 56 vjeç, e mbrojti deklaratën e tij duke thënë se kjo ishte ajo që tregon edhe një kërkim rastësor në internet. Natyrisht, edhe unë vetë kërkova në google mbi pyetjen “Kur një grua është në kulmin e saj?”, dhe rezultati i parë që del tani është pretendimi i Lemon. Duke lënë mënjanë paragjykimet patriarkale, seksiste dhe moshore të komentit të Lemon, nuk është ndonjë lajm që shoqëria perëndimore është shumë e fiksuar pas rinisë sëpërjetshme. Por ky moment më nxiti të mendoja mbi këmbënguljen e fortë dhe deri diku qesharake të jo pak grave për të dukur sa më të reja. Sikurse pyeti me të drejtë kolegu i Lemon në atë emision:”E për çfarë kulmi po flasim?”. Çdo stinë e jetës sonë ka vokacionin dhe dhuntitë e veta. Prandaj çfarë mund të humbasim të gjithë ne si individë dhe shoqëri, kur e kufizojmë kaq shumë imagjinatën tonë, dhe kur luftojmë kundër procesit natyror të plakjes?

Tabloja me titull “The First Wrinkle” (Rrudha e parë) nga piktori impresionisti italian Federiko Zandomenegi, tregon një grua të re, epshore, që është e përqendruar tek një pasqyrë dore, duke ekzaminuar në detaje fytyrën e saj. Përballë saj shohim një kavanoz, me sa duket i mbushur me një lloj kremi.

Pra jemi duke parë një skenë intime. Jo vetëm sepse e shohim gruan e veshur me këmishën e saj të lirshme të natës që i rrëshqet mbi njërin sup, por edhe sepse po e shohim në një moment meditimi të thellë mbi veten. Duke njohur presionet me të cilat përballen gratë për ta zgjatur sa më gjatë rininë e tyre, nga frika se mos plaken më shpejt, unë nuk mund të mos pyes veten se çfarë mendimesh mund të rrjedhin nëpër kokën e saj.

Në një moment të jetës sonë si të rritur, ne mund të fillojmë të ndeshemi me një përplasje midis asaj se kush ndiejmë që jemi nga brenda, dhe asaj që ne apo ose bota na sheh nga jashtë. Plakja është diçka e pashmangshme. Trupat tanë e fillojnë procesin e tyre të konsumimit që nga momenti që lindim.

Por kultura perëndimore na mëson që sapo të fillojmë të njohim shenjat fizike të plakjes, atëherë është koha për t’u shqetësuar. Në vend se të pranojmë mundësitë për rritje shpirtërore që mund të vijnë nga plakja si proces natyr, bota na inkurajon të përpiqemi të zgjasim stinët e jetës që në fakt janë duke ecur natyrshëm në rrjedhën e tyre.

Në vend se ta falënderojmë trupin tonë që na ka sjellë deri këtu, dhe të vërejmë dhe gëzohemi për avantazhet që vijnë me plakjen, ne fillojmë një mini-luftë kundër trupit tonë, duke luftuar kundër vetes në mënyra që janë të lodhshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Unë e dua shumë tablonë tjetër të famshme “Burimi i rinisë” (1546) të Lukas Kranash Plakut. Ai përfaqëson një përshkrim sa komik aq edhe të tmerrshëm të denigrimit shekullor që i ka bërë plakjes bota perëndimore, por dhe i standardeve seksiste dhe patriarkale me të cilat vendosen vlerat e grave të reja dhe të vjetra.

Skena në atë tablo zhvillohet në një peizazh të gjerë. Në sfond shtrihet një varg malor, së bashku me një kështjellë të largët mbi një kodër. Në qendër ndodhet një pishinë e madhe e cekët, me një shatërvan të vogël të ngushtë në mes. Ana e majtë e pikturës është e mbushur me gra të moshuara.

Ata mbërrijnë atje duke transportuar ujë me tezga, kuaj dhe karroca dore. Disa nga gratë janë duke u inspektuar apo zhveshur përpara se të hyjnë në pishinë. Ndërkohë, ana e djathtë e tablosë është plot me vajza të reja. Gratë e moshuara transformohen nga ujërat kuruese, duke dalë të rinuara prej andej.

Pasi hyjnë brenda një tende aty pranë, ato vishen me fustane të reja, dhe gjejnë sërish në dispozicion një shumëllojshmëri përvojash të këndshme dhe sensuale. Disa marrin pjesë në gosti dhe vallëzime. Ne shohim edhe një grua të re duke u joshur nga një djalë i ri.

Piktura sugjeron që nëse mund të lihet pas pleqëria, atëherë jeta jonë do të jetë sërish plot kuptim, marrëdhënie dhe aktivitete jetëdhënëse. Ky zhvlerësim i të moshuarve, ka një jehonë të fortë në kulturën e sotme, e cila na mëson që t’i hedhim poshtë me lehtësi dhe pa shumëceremoni gjërat që besojmë se e kanë tejkaluar dobinë e tyre, përfshirë njerëzit.

Shumëçka konsiderohet sot e zëvendësueshme:ne nuk jemi një shoqëri që vlerësojmë realisht potencialin afatgjatë të gjërave. Ne i ndryshojmë tanë çdo vit telefonat për versionin më të fundit. Ne presim pemë që janë shekullore, për të ndërtuar në çdo hapësirë ​​të gjelbër të disponueshme. Ne e ndryshojmë garderobën tonë në çdo sezon të ri të modës. Dhe ishmangim njerëzit për të cilët nuk jemi më të interesuar.

Ndonjëherë duket sikur po e humbasim kuptimin tonë mbi atë që do të thotë të vlerësosh diçka, dhe kjo gjë vërehet në çdo fushë të jetës, nga mjedisi, njerëzit, dhe deri tek shpalosja e jetës sonë. Mua më ngjan me një krizë shpirtërore dhe të imagjinatës.

Perspektiva hapësinore e pikturës dhe numri i madh i njerëzve në këtë tablo, synojnë të ekzagjerojnë natyrën komike dhe tragjike të këtij fiksimi pas rinisë së përjetshme. Në mungesën e vullnetit tonë për t’u përballur me sfidat e pashmangshme që vijnë me plakjen dhe realitetin e vetë vdekshmërisë sonë si qënie, ne rrezikojmë të humbasim mundësinë paralele për forcim shpirtëror dhe për takime të thelluara të jetës, të cilat gjenden të fshehura në peripecitë e jetesës.

Ne e ngatërrojmë rininë me përsosmërinë dhe përsosmërinë me jetën e mirë. Nëse e shihni me vëmendje pikturën, do të shihni 2 plaka në anën e majtë, që të dyja pjesërisht të mbështjella me peshqir. Njëra ulet buzë shkallëve të pishinës, me gjunjët e saj të mbledhur kruspull në gjoks; ndërsa tjetra i ka zhytur këmbët në ujë dhe po bisedon me një grua plotësisht të veshur, e cila duket se po përpiqet ta bindë që të zhytet plotësisht.

Këto dy gra hezituese, janë për mua elementët më intrigues të kësaj pikture. Ndonëse tashmë të zhveshura, ata nuk duken plotësisht të bindura se plakja është aq kufizuese dhe e padëshirueshme sa synon që të na e imponojë shoqëria. Këto dy gra ngurruese, mund të kenë fituar mençurinë për të përfytyruar liritë dhe mundësitë e reja që i presin në vitet e tyre të mëvonshme.

Një vepër tjetër më ka bërë shumë përshtypje në lidhje më këtë temë titullohet “Le VeçhieComari” (Gratë e moshuara) nga piktorja italiane e shekullit XX-të Feliçe Kasorati. Tetë gra të moshuara, të mbuluara nga qafa deri në kyçin e këmbës me fustane, shalle dhe batanije, janë mbledhur së bashku deri në skajet e kanavacës.

Njëra prej tyre është kthyer me fytyrë nga ne, me dorën e saj në ijë, një gjest që ilustron dhimbjet fizike të plakjes. Një grua tjetër shfaqet e ulur dhe mbështjellë me batanije, me vështrimin e saj të ashpër drejt dyshemesë dhe si e përhumbur në soditje. Gjashtë gratë e tjera qëndrojnë në këmbë, disa me ndihmën e një bastuni.

Ajo që adhuroj më së shumti në këtë tablo janë shprehjet në fytyrat e grave. Një grua me një shall rozë rrotull qafës së saj, na vështron me një buzëqeshje të sigurt. Një grua tjetër në anën e majtë na vështron me një buzëqeshje disi ironike, si të pyeste shoqet e saj se për çfarë është gjithë kjo bujë.

Por është figura qendrore, një grua e veshur e tëra në të zeza dhe që mban një bastun, ajo që duket se e përmbledh gjithë atmosferën e tablosë. Koka e saj është përkulur dhe na shikon me bisht të syrit, me një buzëqeshje djallëzore e të fshehtë. Këto gra të moshuara janë të kënaqura në vetvete, dhe duket se dinë gjëra që ne nuk i dimë.

Buzëqeshja e tyre tregon se ne do ta zbulojmë se çfarë dinë ato, vetëm nëse kemi fatin të arrijmë moshën e tyre. Por ndërkohë, ajo dhe mikeshat e saj ka të ngjarë të kenë gjëra të vlefshme për të na mësuar ne të tjerëve. Një pjesë e dhuratës së plakjes, të kultivimit të njëfarë mençurie nga përvoja e jetës, është ajo që na ofron ne që jemi ende në rrugën tonëdrejt asaj faze të jetës.

Kuptohet, jo të gjithë ata që plaken fitojnë mençuri apo edhe pjekuri, por një jetë e gjatë sjell shpesh mësime të vlefshme. Nuk mund të mos mendoj se pavarësisht sfidave që bart, mosha e thyer përmban edhe ftesën e saj për të zbuluar një shpalosje të re të vetes dhe për të përqafuar më lehtë misterin e pakuptuarit të gjithçkaje.

Shpresa është që ndërsa plakemi, mund të hyjmë në atë sezon më me hijeshi, më të përgatitur për t’u përballur me pasiguritë dhe kompleksitetet e jetës, me më pak frikë dhe ankth që ato gjëra mund të shkaktojnë në vitet tona të rinisë. Dhe me një aftësi më të thellë për të kapur bukurinë e fshehur tek të gjitha gjërat:bukuria është ajo që ndihmon në zgjerimin e imagjinatës sonë, dhe na bën thirrje për një reflektim më shpirtëror për të jetuar me veten dhe të tjerët. / “Financial Times” – Bota.al

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING