Connect with us

Politike

‘Kur të shan Spiropali…’/ Qytetari-Berishës: Më dënuan për ndërtim pa leje

“Kur dëgjoj tek të shan Spiropali them; oh dhe hapu. Ku është?! Ore të shahet doktori nga Spiropali është të hapësh varrin.”.

Kështu deklaroi një banor i zonës së Gramshit gjatë një takimi me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Demokrati, i cili pohoi se ishte një nga themeluesit e PD në Gramsh pohoi se Berisha duhet të vendoste datën për protestë dhe se qytetarët do i përgjigjeshin thirrjes.

Mes të tjerash ai pohoi se pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama që emigrantët të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të investonin, ai ishte dënuar për ndërtim pa leje me 1 vit burg. Po ashtu ai nuk la pa thumbuar dhe ministren Elisa Spiropali, duke shtuar se nuk mund ta pranojë që socialistja shan doktor Berishën.

“Mirëserdhët në Gramshin e harruar. ju përmendët që janë burgosur fshatarë. Kam bërë një vit burg për një ndërtim që bëra në fshatin tim. jetoj mes Italisë dhe Tiranës. Jam helmuar bashkë me ty, me atë lulen e vyshkur. Jam opozitar në atë zonë ku jetoj vetë. Ju më njihni (Berisha), por po i prezantohem të pranishmeve. Jam një ndër ata që kanë krijuar PD në Gramsh. Kam qenë dhe komisioner kur je zgjedhur Kryetar I PD-së. Kundërshtoj atë që e votoj. Atë që nuk e votoj, skam punë me të. I kam thënë të gjithëve këtyre; votoni matrapikun, atij pallës së gjatë, se ashtu i them atij (Ramës) se ai vetëm di të prishë dhe jo të ndërtojë. I kam vënë emrin matrapik. I thash; mjerë ju që e votoni, se unë se votoj atë, por do e duroj. Dhe bëra 1 vit burg. Isha në Itali, më thanë, e bëri thirrje ai që emigrantët të vinë të investojnë në Shqipëri. Erdha investova, dhe ai më futi në burg. Keni shkruar dhe ju për këtë rast. Kam shumë kritika dhe për ju. Do më dëgjoni. Atë matrapikun e kam peshqesh nga ty, që i dhe pushtet të plotë në 2008. Kur more pushtetin, Partinë e Punës duhet ta kishe hequr me ligj. Më erdhi mirë se çfarë the në Kuvend, se çfarë kanë bërë ballallarët, do e bëjnë dhe çunat. Ata janë në Kuvend. Gabim juaj ishte që ta hiqnit me ligjit. Sot ka vetëm punë. Na thuaj datën që të vijmë, jo si lule vyshkur. Ma more lulen, lule bukur (Bashës), por se vadite me ujë të Bjeshkëve, por me ujë të Lanës, dhe ma thave fare. Ju ishit në Kuvend, na sollët para dhe na rratë, na helmuat dhe dolët nga aty. Unë nuk shkova të votoja në zgjedhjet lokale, më futën në burg 1 vit. Kur dëgjoj tek të shan Spiropali them; oh dhe hapu. Ku është?! Ore të shahet doktori nga Spiropali është të hapësh varrin. Mos hajde përqark më, por vendos ditën kur të jesh gati dhe të jemi gati, se ti i di më mirë ato punë dhe thirr. Erdhi koha për veprim!”, tha qytetari.

Advertisement