Politike
Kurthi i dorëheqjes/ Curri: Studentët të organizohen politikisht, me qeveri teknike Rama fiton sërish zgjedhjet
Arjan Curri, foli në lidhje me skenarët që mund të shkojë vendi, teksa nuk mungoi as një këshillë për të rinjtë protestues.
Nuk duam dialog, Rama thotë në rregull le të vazhdojmë ta shtyj deri në fund. Ka edhe një version tjetër që mund ta ndjekë Rama, kurthi i dorëheqjes. Sepse Rama edhe po të krijojë qeveri teknike, ai vetë do të jetë. Je kishim një Gjushi që e hoqën, bën ende ligjin në Durrës.
Disa prej tyre janë shumë të artikuluar. Nuk presim nga ju të vini me një program, por as të na thoni ju se nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë nesër. Nga kjo përfiton Rama, se ai thotë se unë e di se ç’do të bëj nesër.
Rama ose e çon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe pas 45 ditësh fiton. Jo me 82 mandate, por me 71 dhe thotë se fitova. Ose do ta mbajë me zor dhe ju fitoni kohë për tu organizuar politikisht. Edhe pa program fare. Po kërkuat ndihmë, ua japim, po nuk u nevojit nuk ka problem”, u shpreh Curri.