Connect with us

Kronike

Kurthi/ Me 600 € të jepnin diplomë, përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë

TIRANË- 3 persona janë arrestuar në kryeqytet pasi është zbuluar një laborator, në të cilin falsifikoheshin dokumente të ndryshme, kryesisht diploma, kartela pasurie dhe certifikata pronësie kundrejt parave. Në pranga kanë rënë Gëzim Xhafa, 64 vjeç, Artur Bramo, 59 vjeç dhe Shpëtim Bega, 59-vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj, Shpëtim Bega ishte  i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumentave zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave. Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me Gëzim Xhafa. Së bashku realizonin dhe ndryshimin e mbiemrit të persojnit në çertifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende. Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsfikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë. Dyshohet se Gëzim Xhafa falsfikimin e dokumentave zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë. Nga ana tjetër sHpëtim Bega luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për shtetasin Gëzim Xhafa. Gjithashtu është evidentuar dhe Mustafa Rushiti, i cili ka si rol gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentat e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me shtetasin Gëzim Xhafa.  Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator. Ka qenë një hetim prej 2 muajve nga autoritet të cilat zbuluan se 3 personat e arrestuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të falsifikuar dokumente dhe për këtë ata u merrni para personave që u ofronin shërbimin e pa ligjshëm. Xhafa, Bramo dhe Bega akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, Materialet procedurale lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Përgjimet/ Bramo porosit agjentin e policisë: Kur të marrësh kartën e falsifikuar greke thuaj ‘do vij për domatet’! Do të bëj ulje 1 mijë lekë

Nga përgjimet e Artur Bramos që merrej me falsifikim dokumentesh dhe agjentit të policisë rezulton se brenda një lokali kanë diskutuar rreth kartës greke false që do ta merrte për 7 mijë lekë. Bramo e porosit që kur ta telefonojë, t’i thojë që po vij të marr “domatet”.

Pjesë nga përgjimet e datës 03:11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25.

  • A – Bashkëpunëtori
  • B – Artur Bramo
  • ……
  • B-Ashtu fallco greke?
  • A-AA
  • B-Kartë.
  • A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
  • B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
  • A-Po.
  • B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
  • A-Karta I bëhet domethënë
  • B-Po po
  • A-Do me flas me ta.
  • B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
  • A-Pse?
  • B-po I mori të gjitha ai.
  • A-S’të dha gjë ty?
  • B- Asnjë gja.
  • A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
  • B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
  • A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
  • B-Du me nejt…..
  • A-jo, mo e kam për ty ore.
  • B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
  • A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
  • B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
  • A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
  • B-Ca të doj ai
  • A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
  • B-Karta!
  • A-Ha
  • B-Po ta thashë more!
  • A-Sa?
  • B-Tetëdhjetë mijë lek
  • A-Tetëdhjetë mijë lek
  • B-Eeee.
  • A-Se se mbajta mend, atë ditë.
  • B-Po ta thashë që dje a pardje.
  • ……
  • B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
  • A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
  • B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
  • A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
  • …….
  • B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
  • A-Po pse se more?
  • B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
  • A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
  • ……
  • A-Po të mar në telefon.
  • B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
  • A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

Zbardhen përgjimet/ 49-vjeçari bie në kurthin e agjentit të policisë: Për pasaportën s’të jap garanci! Për kartën 8 mijë lekë për patentë greke 100 euro

Hetimet janë nisur nga prokurori  Bledar  Valikaj. Artur Bramo, i arrestuar ka rënë në kurthin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili është hequr si klientë që kërkonte të bënte dokumente false greke. Artur Bramo i jep garanci për kartën dhe patentën, por jo për pasaportën greke.

DVP Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Falsifikimi”.
Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas një pune hetimore dymujore të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Falsifikimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i shtetasve:
– G. Xh., 64 vjeç, A. B., 59 vjeç dhe Sh. B., 59 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike

‘Do të tregoj atë që kam vuajtur’/ Zbardhen bisedat e viktimës Etleva Bodi më bashkëshortin që e vrau

Autoritet italiane kërkojnë burgim për shqiptarin, Selami Bodi i cili vrau në tetor të vitit 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona të Italisë, ndërsa çifti ishin prindër të katër fëmijëve të mitur. Mediat italiane bëjnë me dije se prokurori Giovanni Battista Ferro ka kërkuar burgim të përjetshëm për Bodin.

“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij”, tha prokurori Ferro.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën. Mësohet se Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, 3 lidhje në tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin tek “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Prokurori Publik është ndalur në disa mesazhe, në të cilat Etleva ka thënë “Unë do të tregoj atë që kam vuajtur, sepse më ke rrahur vazhdimisht”; “Më dërgove në spital dhe vazhdova të duroja”; “Më mirë të vdisja.”

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, ai e kishte mbajtur Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet që kishte nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj). Pas konkluzioneve të prokurorit Ferro, ndërhynë avokatët mbrojtës të Selami Bodit, të cilët kërkuan rrethana lehtësuese.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre. Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh. Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.

Continue Reading

Kronike

Vdes drejtuesi i biçikletës/ Shoferi i “Benzit” arratiset pas përplasjes së furishme

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

I vodhi të moshuarës varësen nga qafa, policia e Korçës arreston 39-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar me ermin Klodian Meçollari, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë të një 68-vjeçareje.

Burimet njoftojvë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Korçës rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Klodian Meçollari forcërisht i ka marrë nga qafa 68-vjeçares një varëse platini dhe është larguar me vrap në rrugicat e lagjes së njohur të qytetit të Korçës.

68-vjeçarja menjëherë ka lajmëruar forcat e policisë dhe nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes deri në mbërritjen e forcave blu të cilët kanë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë në rrugën ku 39-vjeçari ka marrë me forcë varsen e të moshuarës.

Nga këqyrja e kamerave është bërë e mundur edhe identikimi i autorit të kësaj grabitje.

Gjatë ditëve të festës së Pashkës në zonat më të populluara të qytetit policia ka shtuar forcat e saj për sigurinë e qytetarëve përfshi zonën e katedrales dhe Pazarin e vjetër.

Continue Reading

Kronike

Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga 32 vjeçari (Detajet)

Komisariati i Policisë Maliq

-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prost*itucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni ‘ET-1’ u zhvillua nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, ku u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi nga Venezuela, i cili ishte organizatori i rrjetit të prostitucionit në Tiranë.

Gjithashtu është vënë në pranga një i huaj tjetër dhe një 19-vjeçar është proceduar penalisht, pasi këta të dy kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Konkretisht u arrestua: G.J., 29 vjeç dhe D.C., 31 vjeç dhe po hetohet A.S., 19 vjeç. Shtetasi nga Venezuela, G.J., shfrytëzonte dy personat e tjerë për prostitucion.

Ata kishin ardhur në vendin tonë përkohësisht dhe me anë të një faqeje në internet, krijonin kontakte me klientë të ndryshëm, për ushtrim prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro.

‘DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING