Kosova
Kurti akuzon BE për tradhëti/ Intervista në BBC
Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për një takim të radhës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për shtensionimin e situatës mes dy vendeve dhe kryesisht në Veri. Po gjithashtu ai theksoi se “BE-ja është duke u treguar e butë me Serbinë pasi ka interes që ta largojë atë nga ndikimi i Kremlinit”.
I pyetur nga BBC, “Ju po akuzoni BE-në se po tradhton marrëdhëniet e forta me ju, sepse ata po përpiqen të shtyjnë presidentin serb Vuçiç dhe serbët që të largohen nga Putini dhe Rusia, kryeministri Kurti u shpreh:
”Nuk kam shpjegim tjetër pse po e tolerojnë kaq shumë, nuk di si t’i shpjegoj vetes dhe të tjerëve se sa të butë janë ata me Beogradin”.
Megjithatë, ai për BBC, ka shfaqur akuza të ashpra sërish ndaj Bashkimit Europian, se po sillet siç tha ‘shumë butë’ ndaj Serbisë.
”Tre policë tanë janë kidnapuar një muaj më parë në territor të Kosovës nga njësia speciale e policisë serbe, dhe këtë ata në Unioni Europian nuk e quajnë ‘agresion serb’ ”.