Connect with us

Kosova

Kurti i di punët e veta / Pacolli për situatën në Veri

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk bënë të spekulohet nëse do të ketë apo jo sanksione ndaj Kosovës nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Ai tha se Kosova gjendet në një situatë delikate dhe sipas tij, kryeministri Albin Kurti është duke u angazhuar që të gjejë një zgjidhe për Kosovën.

“Unë nuk do të doja të spekuloj do ketë apo jo sanksione ndaj Kurtit apo Kosovëa. Do doja qe asgje te mos kishte ndodhur” – deklaroi Pacolli

Kreu i AKR-së i pyetur se a duhet të heq dorë Kurti prej qendrimit te deritanishem dhe te plotesoje kerkesat e SHBA-BE, tha se kryeministri i di punët e veta dhe se është detyrë e tij që të veproj sipas situatës.

Advertisement