Aktualitet
Kush e merr PD-në po u arrestua Berisha, avokati Karaj përplaset me politologun Daci
Avokati Leonard Karaj dhe politologu debatuan lidhur me procesin e nisur nga SPAK ndaj Sali Berishës. Sipas Alban Dacit, nëse arrestohet Sali Berisha, Rithemelimi dhe grupimi Bardhi ka shumë mundësi të bashkohen me PD zyrtare. “Ose do merren me politikë dhe do bashkohen me Bashën ose do lënë politikën dhe do vazhdojnë të bëjnë profesionet që kanë bërë. S’mund të drejtojë dikush që nuk ka lidhje me demokratët. Sipas avokatit Karaj, mundësia që deputetë e të quajtur grupimi Bardhi ka pak gjasa që t’i bashkohen Bashës, madje as ky i fundit nuk e do këtë gjë. “Këta të dy, Basha dhe Berisha janë de jure dhe de fakto shkatërrimtarët e PD. Bardhi nuk po i tregon demokratëve që ka një pol të tretë. Politika është aksion në bazë, kur them që Basha duhet të duket, e them për gjithkënd tjetër që ka pretendime të jetë kryetar i PD. Besoj se nuk kanë për t’u bashkuar me Bashën se kanë një largësi shumë të madhe. Edhe nga Basha nuk ka një dashuri për të tërhequr këta që kanë shkuar te Foltorja, se po të donte që ta bënte një gjë të tillë ai i ka mundësitë për të komunikuar me ta. Basha ka kërkon të ketë një parti të vogël me njerëz që shkojnë pas frymës së tij dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha avokati.
Aktualitet
Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit
Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.
Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.
Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.
6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.
Aktualitet
“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente
Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.
“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.
Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.
Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.
Aktualitet
Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Aktualitet
Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar
Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.
Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
Aktualitet
Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit
Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.
Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.
Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.
Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.
-
Bota13 hours ago
Tronditëse/ Të shtëna me armë, plagoset kryeministri…
-
Kronike14 hours ago
‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit
-
Pinknews13 hours ago
‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë
-
Kronike13 hours ago
‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?
-
Pinknews11 hours ago
Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët
-
Bota12 hours ago
Kryeministria sllovake: Fico është qëlluar disa herë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
-
Aktualitet14 hours ago
Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit
-
Bota12 hours ago
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë