Connect with us

Aktualitet

Kush e vrau Brilant Martinajn? E zbulon Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë në përfundimin se personat që kanë ekzekutuar për vdekje Brilant Martinajn dhe 2 shokët e tij, janë e njëjta “dorë” që kanë qëlluar 5 ditë më pas ndaj Klinsman Preçit dhe Ylli Brahimit, edhe pse ky i fundit u shpëtoi plumbave. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Në Shenjëstër”, Artan Hoxha duke u nisur nga mënyra e ekzekutimit dhe angazhimi për të çuar deri në fund “detyrën”, të kontraktuar për vrasjet ishin të njëjtët persona.

Është edhe një skuadër që del edhe 5 ditë më pas në atentatin ndaj Ylli Brahimit. Ata kanë sjellë një dyshe si efektivë policie për të devijuar trafikun. Kanë patur informacion të qartë për lëvizjet e Policisë dhe kanë pasur pajisjet e tyre. Kanë vepruar si një skuadër policore. Të bëj një gjë të tillë lë gjurmë. Kjo duket se kanë investuar, hyn tek atentatet që kanë kosto të madhe. Nuk besoj që aty ka mjaftuar një punonjës i vetëm, megjithatë kjo është një çështje që do e nxjerrë hetimi. Në çështje të tjera, të dy palëve u janë gjetur kontakte me Policinë. Më rezulton që e njëjta dorë, si tek ngjarja e parë dhe tek e dyta. Kanë reaguar menjëherë pa u bërë të 7-at e të parit,”-tha në fjalën e tij, Artan Hoxha.

Advertisement