Connect with us

Politike

Lapaj: S’bashkohem me çdo qelbësirë për të rrëzuar Edi Ramën

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati pati një debat me Adriatik Lapajn, teksa e pyeti këtë të fundit në ç’mënyrë do ta rrëzojë Ramën i vetëm pa u bashkuar me njeri.

Nallbati: Në këto kushte me këtë pushtet absolut të Ramës, me përdorimin e parave që bëjnë. Përdoren masivisht në fushatë. Ka vetëm një zgjidhje, që gjithë spektri opozitar të dali me një program të përbashkët. Federata opozitare ishte një opsion. Bashkim forcash dhe idesh kapacitetesh. Dakord kanë dalë parti të reja. Mendojnë se të vetëm e rrëzojnë këtë qeveri.

Lapaj: Shqipëria më shumë se çdo gjë, ka nevojë për model të ri vlerash. Duhet nisur nga themeli. Duhet të instalojmë sistemin e garës. Na duhet ta mbyllim problemin me një sistem të mbyllur. Mungesa e një gare bën që këtu të funksionoj me emërime. Nuk shkoj dot në aleancë me çdo qelbësirë për të rrëzuar Edi Ramën. Jam i hapur për çdo lloj varianti për parime. Të hapet gara, të votojnë emigrantët, të depolitizohet administrata, ligji për referendumet. Nuk kam kërkuar kurrë asnjë vend deputeti. Shqipërisë i duhen këto

Nallbati: I vetëm, ça mundësie ke për ti realizuar këto? E vetmja mundësi të dalësh me partinë që ke të garosh. Halli i shqiptarëve nuk zgjidhet me ëndrra.

Lapaj: Populli jonë ëndërroj, që mund të bëhen thyerje të mëdha. Ëndërroj ne nuk kemi asnjë gjë më pak se vëllezërit tanë në Kosovë.

Nallbati: Nëse shqiptarëve iu zgjidhen gjërat me ëndrra, hajde të flemë gjumë.

Lapaj: Unë mendoj që këtu është një betejë për të ndarë shapin nga sheqeri

Advertisement