Kosova
Legjenda i aktrimit/ Gazeta kroate për Vuçiçin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të tij në vitin 2027 dhe u ofroi si dhuratë “pasardhësve” në pushtet, që të përfitojnë nga popullariteti i tij.
Duke folur në ‘TV Prva’, shkruan gazeta kroate ‘Slobodna Dalmacija’, ai ka thënë ndër të tjera se po shikon me lupë, “kush janë politikanët dhe njerëzit që ai do sponsorizojë për të ardhmen e Serbisë”.
Në këtë kontekst, ai përmendi kryeministren serbe me rrënjë kroate, Ana Brnabiç dhe ministrin e financave Sinisha Mali si “asete të arta”.
“Djema, ju duhet të përfitoni nga popullariteti im! Nuk kam ndërmend të merrem me diplomaci nesër, kam gjëra të tjera për të bërë. Më ka mërzitur politika. Por përfitoni nga kjo dhe më dërgoni në Kinë ose Emirate një ose dy herë në vit. Unë jam shumë i njohur atje. Nuk do të ketë kurrë në Serbi një njëri kaq popullor sa unë. Popullariteti im është më i madh se kushdo tjetër” – tha me mburrje Vuçiç.