Connect with us

Kosova

Lëvizje prapa skenës/ Maliqi: Asociacioni duket se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes

Analisti Shkelzen Maliqi tha se detyrimi i parë për qeverinë e re të Kosovës në lidhje me dialogun me Beogradin do të jetë Unioni i Komunave Serbe dhe se ai e sheh në kete prizëm edhe deklaratën e të Dërguarit Special të BE-së, Peter Sorensen, se shumë gjëra në proces po ndodhin “prapa skenave” përmes punës së grupeve negociuese që zgjidhin çështjet e diskutueshme.
Sipas tij, tema kryesore është Bashkësia e Komunave Serbe ka qenë objekt debati i nxehtë dhe se Sorensen e sheh Bashkësinë e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për formimin e saj si një punë të kryer.
Gjithashtu Maliqi theksoi se BE-ja eshte e vendosur të “shtyjë përpara dialogun” dhe se ka shumë material për negociata dhe zgjidhje.
“Ne shohim që BE-ja është e vendosur në Bosnjë dhe Mal të Zi dhe në të gjitha vendet për të çuar përpara proceset. Ndoshta ka arsye për optimizëm, megjithëse të gjithë thonë se është një dialog i dështuar” – potencoi analisti i njohur

Advertisement