Connect with us

Politike

‘Libri i shtëpisë time s’është program opozitar, nuk zgjidhen gjërat duke sharë familjen time’

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.

Ndër të tjera ai shprehet se “nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.

“Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jemi të qartë për faktin që një pjesë për fat të keq, tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, dhe jo skuarda që janë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtij vendi, ku tifozllëku nuk duhet të hyjë fare.

Për ata tifozë libri I shtëpisë time është bërë ushqim I vazhdueshëm njësoj si në stadium me të vdekur dhe të gjallë. Këtë të librit të shtëpisë e kam përmendur se nuk është program opozitar.

Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria duke sharë, mohuar dhe akuzuar, sajuar dhe shpifur për mua, familjen time, për prindërit e mi që sot nuk janë më.

Im atë s’ka qenë që ditën kur kam filluar të merrem me politikë dhe është fatkeqësi që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te normat e kanunit. Ky është libri I shtëpisë time”, tha Rama.

Advertisement