Connect with us

Aktualitet

Likmeta në ‘Pa Filtra’: Italia me një kryeministre fashiste

Pa Filtra, Kandidatja shqiptare për në parlamentin italian: Po mund të kemi një kryeministre fashiste, por dhe një deputete shqiptare.

Anita Likmeta ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, ishte e ftuar e gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.

Anita Likmeta tregoi për teleshikuesit e Ntv Televizion se sigurisht ky zhvillim cilësor në karrierën e saj profesionale dhe politike kishte ardhur si rezultat i arritjeve të realizuara në vëndin ku u rrit dhe u shkollua dhe më pas u bë pjesë e shumë zhvillimeve të rëndësishme profesionale dhe politike për të arritur deri në këtë moment kur është në garë për tu bërë deputete e parlamentit italian.

Ne – tha Likmeta – jemi akoma të papërfaqësuar në parlamentin shqiptar dhe sigurisht ky zhvillim për tu përfaqësuar në parlamentin italian duhet të jetë këmbanë për Tiranën që të bëjë të mundur votën dhe përfaqësimin e diasporës në organin legjilativ të Shqipërisë.

Pyetjes së gazetarit Nura për mundësitë që pas zgjedhjeve të 25 shtatorit Italia mund të ketë një kryeministre grua si Giorgia Meloni, Likmeta u përgjigj se kjo gjë është e mundur, por vetëm formalisht një arritje gjinore sepse, sipas Anita Likmetës, Meloni është një fashiste dhe këtë gjë e demostroi në publikimin e një rasti përdhunimi të një gruaje në Piacenza ku edhe i publikoi identitetin duke i publikuar videon në rrjetet sociale!

Ajo është një fashiste – tha Likmeta – sepse ajo vjen nga rradhët e Aleancës Nacionale dhe e tillë është në të gjithë formimin e saj dhe se sigurisht – shtoi Likmeta – kjo nuk do jetë një gjë e mirë për Italinë dhe se gjasat për të qeverisur gjatë do jenë të pakta për të!

Likmeta shtoi se nga ana tjetër gjasat që edhe ajo të zgjidhet deputete janë të mëdha dhe se këtë mundësi e përforcon mbështetja e jashtëzakonshme e Konunitetit Shqiptar në Itali që është komuniteti i dytë më i madh në vënd dhe që ka demostruar një mbështetje të jashtëzakonshme në mbështetje të saj.

Edhe Komuniteti Arbëresh i Italisë – tha Likmeta – ka demostruar një mbështetje të jashtëzakonshme ndaj kandidaturës së saj dhe për këtë ajo ndihej shumë e privilegjuar e premtoi se do bënte gjithëçka për të justifikuar këtë besim të madh të këtyre dy Komuniteteve me potencial të madh elektoral.

Aktualitet

Trageti në Sarandë përfshihet nga flakët, dëmi me vlerë mbi 300 mijë euro

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zjarrin që përfshiu ditën e sotme një traget të linjës Sarandë-Korfuz në portin e qytetit bregdetar.

Pasi zjarri është shuar janë konstatuar dëme të shumta në mjetin lundrues, të cilat përllogariten në vlerë mbi 300 mijë euro.

Mësohet se pronarët e tragetit kanë shprehur dyshimet e tyre se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po sipas tyre shkak mund të jetë bërë konkurrenca.

Continue Reading

Aktualitet

Plas sherri te terminali i autobusëve në Fier/ Plagoset me thikë një person, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në terminalin e autobusëve në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Një 50-vjeçar plagosi me thikë një  40-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori i plagosjes është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz, detajet

Përfshihet nga flakët një traget në Sarandë. Mësohet se bëhet fjalë për tragetin që bën linjën Sarandë-Korfuz.

Mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vend. Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.

Continue Reading

Aktualitet

E goditën me qytën e pistoletës në fytyrë, i riu përfundon në spital (EMRI)

Një sherr është regjistruar gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qytë pistolete. Ngjarja në shëtitoren e qytetit afër mesnate.

Kristo Ballkoni, 31 vjeç, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.

I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë. Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinjtë” burokratë

Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), thotë për “Monitor” se është tregu ai që duhet të përcaktojë drejtimet e zhvillimit, ndërsa sugjeron se ndërtimet në bregdet duhet të orientohen më shumë drejt hoteleve dhe ndërtesave të larta, për të shfrytëzuar më mirë hapësirën e kufizuar të tokës që ka vendi ynë. Sipas tij, mbështetja e turizmit në nivelet e vitit të kaluar do të jetë shumë e rëndësishme për ekonominë dhe sektorin bankar.

Si e vlerësoni ecurinë e aktivitetit të Bankës Amerikane të Investimeve gjatë vitit të kaluar? Cilat ishin zhvillimet më të rëndësishme për sektorin bankar në vitin 2023?

Është një vit tjetër rekord për ABI në të gjithë treguesit financiarë dhe operacionalë. ABI është banka me raportin më të vogël të kredive të këqija, përfitueshmërinë më të madhe vjetore dhe rritjen organike më të shëndetshme në sistemin bankar.

Më vjen shumë mirë që ABI është gjithashtu banka me mesataren më të lartë të pagave në sistemin bankar.

Zhvillimi më i rëndësishëm në vitin 2023 ishte që vendime të rëndësishme kreditimi për sistemin bankar filluan të merren në Tiranë dhe u morën shqip. Ky është tashmë një fakt shumë domethënës, i mirëpritur nga biznesi dhe u konfirmua nga pjesëmarrja e suksesshme e bankave me pronësi të plotë apo të pjesshme lokale në disa sindikata të rëndësishme. Përveç likuiditetit të mjaftueshëm, në këtë dinamikë të re ka ndikuar dhe vendimmarrja e shpejtë e bankave lokale.

Pas pandemisë, po vërehet një rritje e ndjeshme e rolit të turizmit dhe sektorit të pasurive të paluajtshme në ekonomi. Si po ndikojnë këto zhvillime në sektorin bankar?

Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Turizmi ka vite që është i rëndësishëm dhe ABI ka qenë në pararojë të financimit të turizmit. Është fakt që qeveria shqiptare është qeveria më pro biznesit të turizmit në rajon. Kjo duket sidomos në drejtim të zhvillimeve rezidenciale në bregdet.

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinj” burokratë (si në rajonin e Ballkanit apo Mesdheut Verior), që ulërasin sa herë shikojnë të ndërtohet pallat në bregdet, apo ngrenë zhurma boshe për shkatërrimin e bregdetit, apo tregojnë përralla me oligarkë, apo dhe të marrë, që vazhdojnë të luftojnë komunizmin (në plazh) në 2024.

Uroj që Shqipëria të ndjekë shembullin e Majamit, ku tregu është ai që përcakton destinacionin e zhvillimit, dhe jo burokratët (e përsëris) “mendjexhinj”.

Shqipëria ka një bregdet shumë pak të zhvilluar, që krijon iluzionin e zhvillimit pa fund, por gjithsesi ne kemi një hapësirë relativisht të kufizuar toke, prandaj zhvillimi në bregdet mund të jetë më shumë me apart hotele / kondominium dhe jo vila pa fund.

Kuptohet, mbështetja e qeverisë me infrastrukturë për ndërtesa të larta në bregdet është çelës dhe vendimtare. Mendojmë se qeveria do të fillojë të mbështesë me garanci sovrane zhvillimin e infrastrukturës në vend, sidomos tani që borxhi publik në krahasim me PBB (por edhe borxhi privat në krahasim me depozitat) është në nivele tejet të ulëta.

Cilat mendoni se do të jenë sfidat kryesore për sektorin bankar në vitin 2024?

E para sfidë është që turizmi të vazhdojë të ndihmohet të mbajë ritmet e vitit 2023. Elementi i sigurisë dhe pranisë së forcave të rendit në bregdet gjatë sezonit do të duhet të përmirësohet. Do të ishte naive të merrej e mirëqenë rëndësia e qetësisë civile, sidomos gjatë sezonit. Duhen shumë më shumë njerëz, mjete dhe trajnim. Është në interes të sistemit bankar të vendosë turizmin dhe forcat e rendit në krye të mbështetjes sociale korporative.

Çdo lajm jo i mirë për sigurinë e turistëve në Shqipëri do të ekzagjerohet nga tregjet konkurrente. Sfida e dytë lidhet me përdorimin e bonove korporatave, ku Shqipëria është shumë e vonuar. Ky treg në vendet e zhvilluara është shumë më i madh se totali i kredidhënies bankare, ndërkohë që në sistemin bankar shqiptar është pothuaj joekzistent.

Theksoj, se kjo nuk është për faj të institucioneve rregullatore. Mbështetja e Bankës së Shqipërisë dhe AMF ka qenë e plotë dhe e kahershme dhe është një nga rastet pozitive kur institucionet rregullatore janë përpara tregut. Transferimi profesionist i balancës së bonove korporative dhe roli i bankave në këtë proces mendoj se do jetë një risi domethënëse në vitin 2024. ABI dhe partnerë të tjerë do të jenë pjesëmarrës aktivë në këtë proces./Monitor

Continue Reading
Advertisement

TRENDING