Aktualitet
“Lironi çunat”/ Diaspora para Komisariatit Nr.3, thirrje në kor për të arrestuarit
Shqiptarët e diasporës kanë shkuar para Komisariatit Nr.3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit që u arrestuan Para Parlamentit. Siç shihet edhe në pamje, me makina dhe flamuj kuq e zi, diaspora ka bërë thirrje në kor: Lironi çunat.
Emigrantët vijnë nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku do të mbajnë dhe fjalime.
Autokolonat me shqiptarët e diasporës janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama