Connect with us

Sport

Lista e plotë për formacionin e vitit sipas UEFA-s, Ronaldo bën pjesë për të 17-tin vit radhazi

UEFA ka publikuar listën e plotë me nominimet për ‘Ekipin më të mirë të vitit 2020’, të cilën e dominon Bayern Munichu pas tripletës në vitin e kaluar, ndërsa Cristiano Ronaldo është përfshirë në këtë listë për të 17-tin vit radhazi.

Tifozët kanë mundësi të zgjedhin formacionin e preferuar të tyre nga 50 futbollistë në dispozicion deri më 6 janar 2021.

Bayerni merr pjesë me 10 lojtarë të nominuar, në mesin e të cilëve ndodhet edhe futbollisti më i mirë i vitit, sipas UEFA-s, Robert Lewandowski.

Nga Premier League janë përfshirë 15 futbollistë, ndërsa kampioni në fuqi, Liverpool, është më së shumti i përfaqësuar.

Portierë: Alisson (Liverpool), Anthony Lopes (Lyon), Keylor Navas (PSG), Manuel Neuer (Bayern Munich), Jan Oblak (Atletico Madrid).
Mbrojtës: David Alaba (Bayern Munich), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Angelino (RB Leipzig), Juan Bernat (PSG), Alphonso Davies (Bayern Munich), Matthijs De Ligt (Juventus), Stefan de Vrij (Inter Milan), Hans Hateboer (Atalanta), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Presnel Kimpembe (PSG), Sergio Ramos (Real Madrid), Andy Robertson (Liverpool), Thiago Silva (Chelsea).
Mesfushorë: Thiago Alcantara (Liverpool), Houssem Aouar (Lyon), Ever Banega (Sevilla), Nicolo Barella (Inter Milan), Kingsley Coman (Bayern Munich), Kevin De Bruyne (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Alejandro Gomez (Atalanta), Leon Goretzka (Bayern Munich), Kai Havertz (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Josip Ilicic (Atalanta), Marquinhos (PSG), Thomas Muller (Bayern Munich), Marcel Sabitzer (RB Leipzig).
Sulmues: Erling Haaland (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atletico Madrid), Angel Di Maria (PSG), Serge Gnabry (Bayern Munich), Ciro Immobile (Lazio), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Romelu Lukaku (Inter Milan), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (PSG), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (PSG), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mohamed Salah (Liverpool), Raheem Sterling (Manchester City).

gsh/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Me Simeonen deri në vdekje”, mesfushori: Shkatërrohemi nëse nuk e ndjekim trajnerin!

Atletico Madrid avancoi në çerekfinalet e Champions League teksa eliminoi Interin pas goditjes së penalltive me dy ndeshjet që në total prodhuan barazimin 2-2. Tashmë, Atletico kthen vëmendjen nga çerekfinalja ku i pret Borussia Dortmund.

Mesfushori i kryeqytetasve, Marcos Llorente theksoi se skuadra është e gjitha pas trajnerit Diego Simeone. Llorente, shtoi se të gjithë besojnë tek “cholismi” si e vetmja mënyrë për të arritur te objektivi.

“Sa besojmë te “cholismi” nga 1 deri në 100? Sigurisht që 100! Nëse ne nuk e ndjekim Simeonen në udhëzimet e tij atëherë jemi të shkatërruar”, u shpreh Llorente.

Continue Reading

Sport

“Kam lindur në Athinë, por nuk jam grek”, Mario Mitaj flet me zemër

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë dha sinjale pozitive si në sfidën e parë përballë Kilit, por sidomos në atë ndaj Suedisë në Stokholm. Mitaj është kthyer në një pikë kyçe jo vetëm për Shqipërinë e Sylvinhos, por edhe për Lokomotivën e Moskës në Rusi. Teksa pikërisht në një media ruse, ka folur së fundmi futbollisti shqiptar. Mitaj flet për transferimin e tij nga AEK në Greqi te Lokomotiva në Rusi. Gjithashtu ai shpreh dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë, teksa shpjegon se nuk është grek edhe pse ka lindur në shtetin helen, duke theksuar se ndihet krenar sa herë sheh flamurin kuqezi.

“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva  ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij.

Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Continue Reading

Sport

Dhunë pas ndeshjes Kastrioti-Elbasani, tifozi 30-vjeçari godet me bidon plastik policin

 Një punonjës policie është goditur me bidon plastik pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani për Kategorinë e Parë.

A.B., 30 vjeç gjuajti në drejtim të policit i cili ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i policisë, sipas njoftimit, bëri thirrje shtetasit të ndalojë veprimet e tij, por 30-vjeçari ka vijuar me ofendime dhe fyerje ndaj policit.

Ky i fundit tentoi ta ndalojë shtetasin për ta shoqëruar, por hasi në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Më pas shërbimet e tjera të policisë kanë ndërhyrë duke e shoqëruar në komisariat A.B., për veprime të mëtejshme.

Ndeshja Kastrioti-Elbasani e luajtur mesditën e sotme në Krujë, u mbyll me rezultatin 2-2. Sfida ishte e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë të futbollit.

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Franca ‘merr hakun’ e Shqipërisë, mposht 3-2 Kilin në një duel dramatik

Stadiumi “Velodrome” në Marseille pa një sfidë të luftuar, aty ku pas 90 minutave të ethshme vendasit e Francës fituan 3-2 kundër Kilit. Skuadra e Deschamps përmbysi ndeshjen, me amerikano-latinët që pasi mposhtën Shqipërinë 0-3 e pësuan nga “Gjelat”.

Miqtë shokuan Francën pas vetëm gjashtë minutave lojë me Nunez, ndërsa Franca përmbysi me Fofana dhe Kolo Muani në minutat 19-të dhe 25-së. Në pjesën e dytë ishte Giroud që shënoi golin e tretë për francezët, ndërsa Osorio shkurtoi shifrat, duke bërë që dhjetë minutat e mbetura të ishin një thriller i vërtetë.

Në fund Franca fitoi 3-2 këtë duel, teksa “Gjelat” janë një nga skuadrat pretendente për të shkuar në finalen e Euro 2024.

 

Continue Reading

Sport

Miqësoret/ Gjermania mposht 2-1 Holandën, Austria ‘shkërmoq’ Turqinë

Mbrëmja e së martës ka rezervuar disa miqësore luksi në Europë. Anglia ka barazuar 2-2 ndaj Belgjikës, teksa “Tre Luanët” shënuan vetëm në fund me Bellingham.

Në Austri, vendasit “shkërmoqën” 6-1 Turqinë e Montelës. Sfidë interesante në Frankfurt, ku Gjermania fitoi 2-1 ndaj Holandës edhe me asist të Kroos. Ndërkohë Gjerdan Shaqiri te Zvicra shënoi golin e fitores ndaj Irlandës nga goditja e dënimit. Portugalia humbi 2-0 në Ljubjanë me Slloveninë.

Miqësoret e së martës:

Austri 6-1 Turqi (Schlager 2′, Gregoritsch 44′, 48′, 59′, Baumgartner 78′ / Calhanoglu 25′)

Angli 2-2 Belgjikë (Toney 17′ (p), Bellingham 90+5′ / Tielemans 11′, 36′)

Gjermani 2-1 Holandë (Mittelstadt 11′, Fullkrug 85′ / Veerman 4′)

Irlandë 0-1 Zvicër (Shaqiri 23′)

Slloveni 2-0 Portugali (Cerin 72′, Elsnik 80′)

Continue Reading
Advertisement

TRENDING