Connect with us

Sport

Liverpooli dorëzohet edhe në ‘Anfield’, Dembélé shkatërron anglezët dhe çon PSG-në në gjysmëfinale

Paris Saint-Germain ka eliminuar Liverpoolin në UEFA Champions League, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit në “Anfield” me rezultatin 2-0 dhe duke vulosur kalimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm bindës 4-0

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku rastin e parë serioz e krijoi Ousmane Dembélé, i cili u ndal nga portieri Giorgi Mamardashvili, ndërsa më pas gaboi nga një pozicion shumë i mirë duke e çuar topin mbi portë. Liverpooli u përball me një tjetër goditje kur Hugo Ekitiké u detyrua të largohej i dëmtuar, por menjëherë u zëvendësua nga Mohamed Salah.

Anglezet krijuan rastin më të rrezikshëm të pjesës së parë pas një kombinimi mes Ibrahima Konaté, Milos Kerkez dhe Virgil van Dijk, por portieri i PSG-së Matvey Safonov bëri pritje vendimtare për të mbajtur portën të paprekur.

Në pjesën e dytë, Liverpool rriti presionin me Cody Gakpo dhe Joe Gomez, ndërsa një penallti e mundshme për faull ndaj Alexis Mac Allister u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Megjithatë, PSG goditi në momentin vendimtar: Ousmane Dembélé realizoi golin e parë me një goditje të bukur me të majtën nga jashtë zonës, duke kaluar francezët në avantazh 1-0.

Liverpool – PSG 0-1

Në fundin e ndeshjes, Liverpool u përpoq të reagonte, por pa efikasitet, ndërsa në kohën shtesë PSG vulosi fitoren me një tjetër gol, ku Dembélé shënoi ‘dopietën’ e tij pas asistit të Bradley Barcola.

Liverpool – PSG 0-2

Me këtë fitore 2-0 në “Anfield”, PSG jo vetëm që konfirmon dominimin ndaj Liverpoolit, por edhe siguron një vend në gjysmëfinale, duke vazhduar rrugëtimin e tij si një nga favoritët kryesorë për trofeun evropian.

Advertisement