✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Loja me shokun që u kthye në tragjedi/ 16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit

E.I, 16 vjeç, do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit. I mituri humbi jetën pas një aksidenti me ashensorin në ambientet e një lokali dasmash në Arrameras të Fushë-Krujës, ku punonte si kamarier gjatë fundjavave.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi më 11 tetor. Gjatë një momenti që po hetohet, kamerieri 26-vjeçar Endri Stafuka dyshohet se e shtyu E.I brenda ashensorit. Pajisja u shkëput dhe 16-vjeçari humbi jetën. Stafuka u arrestua nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”.

Policia njoftoi gjithashtu arrestimin e pronarit të lokalit, A.V, 62 vjeç. Ai dyshohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “fshehje të të ardhurave”. Hetimet për rrethanat e aksidentit vijojnë.

Advertisement