Kosova
Lojë Bilardo Rama-Kurti/ Lideri i shqiptarëve të gjithë botës
Retorika luftarake e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas së cilës Kosova është në rrezik të vazhdueshëm nga një sulm i mundshëm që do vinte nga Serbia, ndonëse po ndeshet me kritika edhe në Kosovën, sepse vlerësohet se po pengon investitorët dhe u jep të rinjve më shumë arsye për tu larguar jashtë vendit, gjeti tokë pjellore në Tiranë.
Në harkun kohor të pak ditëve, kryeministri Edi Rama u shpreh fillimisht se “Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës edhe nëse gjërat vijnë në atë pikë ku nuk flitet më në dialog, por përdoren armë dhe se çdo sulm ndaj Kosovës është sulm edhe ndaj Shqipërisë”, kurse presidenti Bajram Begaj, në mesazhin e urimit drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosi Osmani, deklaroi se Shqipëria do të jetë gjithmonë me Kosovën “edhe përballë çdo kërcënimi”.
Po pse Tirana zyrtare po mbështetet deklarimet e Kurtit se ndaj Kosovës për përgatitet sulm nga Serbia? Kush do ta sulmonte Kosovën, duke pasur parasysh praninë e forcave të NATO-s, pra KFOR-it?
Teza se do të ishte Serbia, sipas mendimit të disa analistëve, nuk qëndron. Pas fjalëve të kryeministrit shqiptar, ata në fakt shohin grumbullimin e pikëve politike në rajon, sepse Rama dhe Kurti, siç thonë ata, janë në garë për të qenë lider i të gjithë shqiptarëve.
Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, thotë se nuk mendon se dikush në Tiranë “që ka tru” mendon se vërtetë dikush po planifikon të sulmojë Kosovën, prandaj deklaratat e zyrtarëve shqiptarë që aludojnë për mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë, shihet si funksion i nevojave të brendshme dhe rritjes së ngarkesës emocionale tek qytetarët si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Edhe Shutanovac, e sheh deklaratën e Ramës si pjesë te luftës së brendshme se kush do të jetë lider i të gjithë shqiptarëve.
“Serbia nuk ka aspirata ushtarake për ta pushtuar apo çliruar atë zonë ushtarakisht, dhe gjithçka eshte retorikë që duhet të ngrejë ngarkesën emocionale të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe të largojë vëmendjen nga problemet thelbësore që ata kanë” – theksoi Shutanovac duke kujtuar se siç e kishte paralajmëruar Kurti në takimin e vitit të kaluar në Tetovë, ku tha se është kryeministër I te gjithë shqiptarëve te botës.
“Jam i sigurt se ky moment ka qenë shkas që Edi Rama të tregojë se është ai kryeministri më i madh i të gjithë shqiptarëve në botë dhe jo Albin Kurti” – potencoi ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë.